BallinaKronikeEkzekutimi në Bathore, viktima e divorcuar prej 4 vitesh, konflikti nisi kur...

Ekzekutimi në Bathore, viktima e divorcuar prej 4 vitesh, konflikti nisi kur po largohej nga shtëpia e ish-burrit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”.

Abcnews.al mëson se pas një konflikti për arsye pronësie, Agron Tanushaj dyshohet që të ketë qëlluar për vdekje kunatën e tij Jetmira Hasani.

Po ashtu, abcnews.al mëson se Tanushaj ndodhet aktualisht në arrati ndërsa arma e krimit nuk është gjendur.

Sa i përket Hasanit, gazetari i Abc News Maksi Rama raporton se ajo ka qenë e divorcuar prej 4 vitesh me ish-bashkëshortin e saj që ndodhet në Greqi.

Sipas banorëve të zonës viktima, edhe pse ishte e divorcuar vazhdonte të jetonte në shtëpinë e ish-bashkëshortit.

Po ashtu, banoret e zonës shprehen se viktima është parë pasditen e sotme duke bërë gati plaçkat e saj për t’u larguar nga shtëpia dhe në atë moment ka ndodhur konflikt dhe më pas vrasja nga kunati i saj. s.b/ abcnews.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular