BallinaAktualitet"Të të vijë turp"/ Grida Duma: Manjola Cakoni ka tentuar vetëvrasjen, Rama...

“Të të vijë turp”/ Grida Duma: Manjola Cakoni ka tentuar vetëvrasjen, Rama e përdori

Anëtarja e PD, Grida Duma, ka folur sërish për çështjen “Manjola Cakoni”, të dëmtuarën nga tërmeti, që u tha se kryeministri e kishte telefonuar duke e kërcënuar.

Duma ka dhënë dëshminë shokuese se Cakoni ka tentuar vetëvrasjen.

“Cakoni ditën pasi ajo doli në intervistë tha: Ne jemi të strehuar në një zonë të Zall Herrit, pra kam ardhur nga Thumana këtu. Kam humbur bashkëshortin dhe vajzën, jetoj me djalin 11-vjeçar dhe kam të ardhura 190 mijë lekë të vjetra. Kjo familje mori vëmendje, sepse fëmijët shkuan takuan dy futbollistë të mëdhenj, dhe panë kryeministrin tek shtrati i spitalit. Ne na vjen njoftimi që Manjola ka shkuar në spital në QSUT, sepse ka qenë në rrezik për jetën, sepse ka tentuar vetëvrasjen. Recetat e tregojnë se është helmim, vëllai thotë qe ka marrë të gjithë antibiotikët që ka pasur në shtëpi. Ajo e thotë në intervistë: që unë në rast se do dija, që bashkëshorti dhe fëmija më ka vdekur, unë do të kisha hequr tubat. Ajo ka dhënë intervistën në 3 shtator, dhe pasditen e kësaj dite ka rrezikuar jetën me koshiencën e vet,”- tha Duma në Euronews.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular