BallinaAktualitetÇfarë po ndodh në Indi? Zyrtarët e OBSH: Kjo tregon se jemi...

Çfarë po ndodh në Indi? Zyrtarët e OBSH: Kjo tregon se jemi ende në fillim të pandemisë COVID-19

Rastet e infeksioneve me COVID-19 në Indi e kaluan shifrën 5 milionë këtë të mërkurë. Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë indiane pandemia e shtriu kontrollin e saj edhe më gjerë, duke bërë që zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të theksojnë se jemi ende në fillim të pandemisë.

india coronavirus

India numëron tashmë më shumë se 5 milionë të infektuar dhe u regjistruan infektimet me numrin më të lartë ditor, me 90,000 raste në ditë.

“The Guardian” shkruan se vendit iu desh 167 ditë për të arritur një milion raste, por milioni tjetër erdhi në vetëm 21 ditë, më shpejt se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazil.

India tani po teston rreth një milion njerëz në ditë, por shumë ekspertë thonë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se numri i vërtetë i infeksioneve mund të jetë shumë më i lartë.

India ka sistem të dobët të kujdesit shëndetësor dhe kombi me 1.3 miliardë banorë është shtëpia e disa prej qyteteve dhe qytezave më të populluara në botë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular