BallinaUncategorizedFOTO/Vjen në Shqipëri VSC, pajisja që zbulon dokumentet e falsifikuara

FOTO/Vjen në Shqipëri VSC, pajisja që zbulon dokumentet e falsifikuara

Gjatë paradites së sotme,  zv/ ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Z. Jannis von Oy i ka dhuruar një pajisje bashkëkohore moderne që merret me ekzaminimin e dokumentave të udhëtimit, drejtorit të departamentit për kufirin dhe Migracionin, Eduart Merkaj.

Në fjalën e tij drejtori Merkaj e ka falenderuar për këtë dhuratë me shumë vlerë në ndihmë të policisë kufitare, zv.ambasadorin gjerman.

Pajisja moderne VSC e dhuruar nga ambasada gjermane shërben për evidentuar dokumentat e falsifikuara.

Kjo pajisje për ekzaminimin e dokumenteve është e teknologjisë së fundit dhe do iu vijë në ndihmë punonjësve të Policisë Kufitare gjatë kontrolleve dhe ekzaminimeve të dokumenteve të udhëtimit, në hyrje dhe dalje të Republikës së Shqipërisë.

Nga viti 2017 deri në vitin 2020, Komisariati i Rinasit, gjatë kontrolleve në hyrje-dalje ka evidentuar 546 dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Pajisja që do kapë mashtruesit/ Vjen në Shqipëri VSC që

Pajisja që do kapë mashtruesit/ Vjen në Shqipëri VSC që

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular