BallinaAktualitetMarrin apo jo vizë amerikane prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu?!

Marrin apo jo vizë amerikane prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga vettingu?!

Që Reforma në Drejtësi ka marrë “bekimin” amerikan ky tashmë është një fakt dhe investimi i SHBA në këtë drejtim është i dukshëm. Si një masë parandaluese, përpara se të firmoseshin vendimet e para të shkarkimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve, Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese.

Për shkak se të dhënat e vizave janë konfidenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, nuk është bërë asnjë koment mbi rastet individuale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të vetingut, duke marrë seriozisht akuzat për korrupsion.

Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka refuzuar vizat për 170 zyrtarë dhe ish- zyrtarë të shtetit shqiptar të lidhur me korrupsionin. Kjo shifër, sipas sqarimit të zyrës së shtypit të selisë diplomatike u takon tre viteve të fundit. Në rastet e kërkesave për vizë nga zyrtarët publikë ka kontrolle shtesë, në rastet kur ka pretendime për korrupsion të tyre. Ndalimi i hyrjes në SHBA vlen edhe për familjarët e tyre.

Por pyetja që tashmë shtrohet ka të bëjë me dhënien e vizave për ata që janë shkarkuar. Ambasada Amerikane ka pasur një qëndrim të prerë, por a do të pajisen me vizë ata që janë shkarkuar nga vettingu, apo kanë dhënë dorëheqjen përpara procesit të verifikimit?! Deri tani të paktën publikisht nuk ka informacion, nëse ndonjë ish-prokuror apo ish-gjyqtar të ketë aplikuar për marrje vize, apo refuzim të saj.

Si nisi Reforma në Drejtësi

Nën kujdesin e SHBA-BE, nisi zbatimi i ligjit të Vettingut, duke i hapur kësisoj rrugë një prej proceseve më të rëndësishme në historinë e pluralizmit shqiptare, vendimtar për avancimin e vendit në rrugën e integrimit, përmes pastrimit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Organet e Vettingut dhe vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, në bashkëpunim me dhjetëra institucione brenda dhe jashtë vendit nisën kontrollin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për ligjshmëritë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale.

Kur kanë mbetur edhe dy vite nga afati kushtetues 5-vjeçar për procesin e Vetting, më pak se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve në listë e kanë kaluar në këtë proces.

Vettingu nisi në vitin 2017 për të kontrolluar me një mandat pesë vjeçar të shkallës së parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe 9 vite të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rreth 800 gjyqtarë e prokurorë. Por në vitin e tretë në sitë kanë kaluar afro 290 subjekte, mesatarisht 100 për çdo vit, as gjysma e subjekteve, të cilat pritet të rikontrollohen si pasojë e procesit të rivlerësimit.

Nga 282 subjekte për të cilat Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hapur hetim, 257 prej tyre tashmë kanë një vendim. 105 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar, dy janë pezulluar për një vit me kushtin që të rindjekin shkollën e magjistraturës ndërsa 117 prej tyre janë konfirmuar në detyrë, 17 përfundim procesi pa vendim marrje.

Ndërsa për 35 subjekte të tjera është pranuar me vendim dorëheqja e tyre pa të drejtë rikthimi në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme dhe 8 dorëheqje përpara hyrjes në fuqi të ligjit të Vettingut.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular