BallinaKronikeHakmarrja e Rrëshenit me 500 gramë tritol në Tiranë, mekanizmi i atentatit

Hakmarrja e Rrëshenit me 500 gramë tritol në Tiranë, mekanizmi i atentatit

Mëngjesi i ditës së martë në Shqipëri, nisi me ekzekutimin mafioz të 33-vjeçarit Klevis Kapllani. Më vonë një krim i rëndë ndodhi në Bathore ku kunati vrau ish-nusen e vëllait, duke lënë jetime një vajzë 8-vjeçare. Nuk kishte si shkonte më keq dita. Po mbasdite vonë, erdhi dhe tronditja e madhe, kur qytetarët e Tiranës së Re dëgjuan shpërthimin e Tritolit. Frika dhe paniku mbuloi qytetin. Ishin plot 500 gr eksploziv që ishin vendosur në makinën me të cilën udhëtonte Preng Gjini, me orgjinë nga Rrësheni.

Shumë njerëz panë 51-vjeçarin pa shenja jete brenda makinës, ndërkohë që nga shpërthimi kishte makina të dëmtuara, njerëz në tokë dhe dy të plagosur, që thjesht po kalonin tek ura e ish-Nisharakut. Më tej kamerat e sollën skenën horror në cdo shtëpi.

Mekanizimi i atentatit

Burimet thanë nga Policia e Tiranës se Preng Gjini po lëvizte nga zona e “Vasil Shantos” drejt urës së ish-Nisharakut. Sapo u ndalua në urë, autorët vendosën të aktivizonin tritolin.

Jo pak por gjysëm kg lëndë shpërthyese. Mekanizimi i atentatit sipas policisë, është realizuar në distancë. Në këtë rast autorët kanë përdorur një paisje të re, atë me pult, që nuk le asnjë gjurmë.

Për të kryer këtë shpërthim, autorët duhet të ishin në zonë. Kjo do të thotë se atentatorët kanë qenë jo më larg se 1 km larg, pra e kanë ndjekur vizualisht dhe më pas tentuan ekzekutimin. Ose mundësia e dytë është që autorët e kanë ndjekur Preng Gjinin dhe kur ai u kthye në urë, ata kanë udhëtuar drejt zonës së “Pallatit me Shigjeta” dhe në ecje e sipër aktivizuan tritolin. Sipas grupit hetimor, këto janë dy pistat ku po kërkohen për autorët, por ende nuk ka prova të mjaftueshme.

Hakmarrja e Rrëshenit

Nëse Policia do të kishte zbardhur vetëm një nga vrasjet në Rrëshen, ndoshta ky atentat, që i ngjau një akti terrorist, nuk do kishte ndodhur. Këtë fakt e pranoi edhe ministri Sandër Lleshaj. Po çfarë ka ndodhur në Rrëshen?

Gjithçka daton në 9 shtator të 2016-së ku u vra Sajmir Jaku. Shkak u dyshua konfliktet me një tjetër fis në zonë.

Më pas vrasjet vijojnë në Itali e Belgjikë. Gaspër Reçi u ekzekutua në Itali, më 28 Prill të 2017-së. Ndërkohë në Belgjikë u vra nipi i Sajmir Jakut, Kreshnik Gjini.

Ngjarjet zhvendosen sërish në Rrëshen.

Në sy të fëmijëve më 13 Gusht të 2019-së u vra Armando Gjini, në mes të qyrtetit, ngjitur me Katedralen.

Nuk mbaron me kaq. Në janar të 2020-së vritet me snajper Kastriot Reçi në Rrëshen. Mënyra e ekzekutimit ngriti dyshime për një vrasës me pagesë.

Duket se saga e hakmarrjeve nuk ngelet me kaq, pasi Preng Gjinit iu bë atentat në Tiranë dy ditë më parë. Preng Gjini është vëllai i Armando Gjinit, që u ekzekutua në Gusht të 2019-së.

Për të gjitha këto vrasje sot policia nuk ka asnjë të arrestuar apo të shpallur në kërkim. “Është hakmarrje mes fiseve në një tjetër qytet”, tha drejtori i Policisë Tiranë, Rebani Jaupi. Po kur policia ka kaq shumë informacion për këto vrasje, ngrihet pyetja se përse nuk ka asnjë të ndaluar…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular