BallinaKronikePesë të vrarë në tre vite, saga e ekzekutimeve mafioze në Rrëshen,...

Pesë të vrarë në tre vite, saga e ekzekutimeve mafioze në Rrëshen, Romë e Foresti të Belgjikës

Ekzekutimi mafioz i Kastriot Reçit më 7 janar të këtij viti në Rrëshen u hetua nga Policia si vijim i një sage hakmarrjeje, që ka shënuar 5 viktima në tri vitet e fundit.

fundit është biznesmeni që u vra në fillim të vitit, të cilit në vitin 2017 i vranë edhe vëllanë në mes të Romës në Itali. Në prill të atij viti, Gasper Reçi, 43 vjeç, i cili jetonte prej vitesh në Romë, u vra nga 4 të shtëna me pistoletë nga një distancë e afërt.

Dy plumba e goditën në këmbë dhe dy në kokë, duke i marrë jetën menjëherë vëllait të Kastriot Reçit. Ngjarja ka ndodhur në zonën “Tor Vergata” të kryeqytetit italian dhe sipas Policisë lokale, dyshohej si një vrasje e mirorganizuar dhe e studiuar më parë nga autorët.

viktimat

Viktima, para se të qëllohej për vdekje, ka qenë duke lëvizur në këmbë drejt shtëpisë së tij, ndërsa një automjet tip “Smart” e ka ndjekur pas deri pranë banesës. Makina i është afruar dhe autorët e kanë thirrur para se ta qëllonin.

Në momentin që Gasper Reçi ka ndaluar dhe është kthyer përballë personave që ndodheshin në “Smart”, është qëlluar me armë zjarri. Ai ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa makina është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Ka qenë vajza e viktimës që ka lajmëruar Policinë, pasi ka dëgjuar të shtënat kur po priste të atin që të kthehej në shtëpi. Vrasja e Gasper Reçit në Itali iu bashkua dosjeve të Policisë shqiptare, pasi u dyshua se kishte lidhje me ngjarje që kishin ndodhur më parë në Shqipëri.

pjimage (5)

SERIALI I VRASJEVE

Sajmir Jaku, drejtor i Tensionit të Lartë në OSHE për Veriun, u vra më 9 shtator 2016. Dyshohet se dy persona të armatosur kanë qëlluar për vdekje zyrtarin, ndërsa nga të shtënat me armë, edhe një person tjetër mbeti i plagosur.

Policia ka thënë se Sajmir Jaku është qëlluar me kallashnikov kur ka qenë duke pirë kafe në një nga lokalet e zonës më të frekuentuar të qytetit të Rrëshenit me një shok. Pas vrasjes, autorët braktisën automjetin tip “Benz-Mercedes” në një fshat të Kurbinit, ku e kanë djegur dhe më pas janë larguar. Ngjarja mbeti e pasqaruar, edhe pse për hetimin e saj u angazhua Policia dhe Prokuroria me gjithë burimet e tyre njerëzore.

Me dhjetëra veprime hetimore u kryen për disa muaj me radhë, por përfundimisht ngjarja ka mbetur pa autor. I vetmi fakt që dihet është se autorët e atentatit kanë qenë dy persona.

shperthimi

VRASJA NË ITALI

Një tjetër krim që u dyshua se kishte lidhje me këtë serial hakmarrjeje ishte vrasja e ndodhur më 28 prill 2017 në Itali, ku u ekzekutua shtetasi Gasper Reçi, i cili u qëllua me katër plumba. Policia dyshonte se vrasja e Gasper Reçit mund të ishte kryer si hakmarrje për vrasjen e Sajmir Jakut.

Pak më vonë, më 6 shtator të po atij viti, vritet 31-vjeçari Kreshnik Gjini në komunën e Forestit të Belgjikës. Gjini ishte nipi i Sajmir Jakut dhe u dyshua se ishte vrarë në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e Gasper Reçit në Romë. Në lidhje me tri ngjarjet, mësohet se sektori i krimeve të rënda në Policinë e Shtetit ka shkëmbyer informacione e prova me Policinë belge dhe atë italiane.

VRASJA NE BELGJIKE

Policia shqiptare u përfshi në hetimet për vrasjen e 31- vjeçarit Kreshnik Gjini, i cili u ekzekutua më 6 shtator 2017 në Belgjikë. Ka qenë Policia belge ajo që ka kërkuar ndihmën e Policisë shqiptare për hetimin e ngjarjes, e cila dukej se kishte lidhje me një serial vrasjesh e hakmarrjesh të ndodhura edhe në vendin tonë. Një vajzë e identifikuar me emrin Kristina, e cila ka qenë e dashura e Kreshnik Gjinit, ka pohuar për policët belgë se daja i 31-vjeçarit është vrarë një vit më parë në Shqipëri.

Daja i tij ishte Sajmir Jaku, ish-drejtori i linjës së Tensionit të Lartë për Veriun në OSHEE. “Ai ndihej i kërcënuar”, ka thënë e dashura e Kreshnik Gjinit në dëshminë e dhënë para hetuesve. Bazuar në historinë e 31-vjeçarit të vrarë, por edhe në dëshminë e dhënë prej së dashurës, hetuesit belgë dyshonin se vrasësit ishin shtetas shqiptarë, që mund të kishin vepruar për çështje hakmarrjeje.

VRASJA NE RRESHEN

Më 13 gusht të vitit 2019 u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit në sy të dy fëmijëve Armando Gjini, i njohur edhe me emrin Tonin Gjini. Shkak për këtë ngjarje sipas Policisë dyshohej e kaluara e tij në Belgjikë. Gjini u qëllua disa herë me pistoletë, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij përballë katedrales.

48- vjeçari dyshohet që të jetë vrarë për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Hetuesit nga ana tjetër nuk përjashtojnë pistën e gjakmarrjes, pasi familja e tij është përfshirë në një konflikt të përgjakshëm shumë vite më parë. Por, nisur nga mënyra e ekzekutimit, e cila i ngjan stilit mafioz, hetuesit thonë se ka pak gjasa që të bëhet fjalë për hakmarrje.

Në konsideratë është marrë dhe një pistë e tretë, që ka të bëjë me dyshimet e vrasjes për shkak të borxheve. Hetuesit morën në pyetje në atë kohë edhe familjarë të viktimës, për të mësuar më shumë mbi shkaqet që çuan në vrasjen e Armando Gjinit. 48-vjeçari njihej si pjesë e grupit të Met Kananit.

Vrasja e tij dyshohej se ishte bërë nga njerëz me pagesë. Viktima, i njohur ndryshe si Tonin Gjini, ishte person i njohur në qytetin e Rrëshenit, kjo edhe për shkak të arrestimit të tij në vitin 2018 dhe vendosjes së eksplozivit në makinë pak kohë para vrasjes.

PANORAMA

atentativasilshantomakina shperthimipjimage (4)foto 1foto

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Subscribe

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular