BallinaKronikePlagosje në Pogradec, 16-vjeçari i ngul thikën bashkëmoshatarit. Policia jep detajet

Plagosje në Pogradec, 16-vjeçari i ngul thikën bashkëmoshatarit. Policia jep detajet

Një 16-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij, në Pogradec

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 të këtij qyteti, ndërsa policia ka bërë të mundur edhe arrestimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec.

I plagosur ka mbetur shtetasi R.T., 16-vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise:

Plagosi me mjet prerës gjatë një konflikti të çastit bashkëmoshatarin e tij, falë reagimit të shpejtë të policisë kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 16.09.2020, rreth orës 15:25, në lagjen nr. 1, gjatë një konflikti të çastit, shtetasi L. S., 16 vjeç, banues në Pogradec, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin R. T., 16 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Pogradecit, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të shpejtë të policisë u bë i mundur kapja, ndalimi dhe shoqërimi drejt Komisariatit i autorit të dyshuar të ngjarjes, me të cilin po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Në cilësinë e provës materiale iu gjet dhe sekuestrua një armë e ftohtë (thikë).

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular