BallinaKryesore“Rama e vonoi procesin e votimit elektronik që të mos votojnë emigrantët”-...

“Rama e vonoi procesin e votimit elektronik që të mos votojnë emigrantët”- Ervin Salianji: PD kërkon lista 100% të hapura

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Edi Rama bllokon qëllimisht votimin elektronik, duke mos u lejuar emigrantëve që votojnë.

Sipas tij, Shqipëria është vendi i fundit në rajon që nuk ka përfshirë votën e diasporës. Ai premtoi se me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, kjo situatë do të ndryshojë.

Ne kemi kërkuar prej kohësh, dhe Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë kërkuar edhe votën e emigrantëve. Ministria e Diasporës nuk bën asnjë gjë, bën vetëm tendera për ‘lojën mos u nxeh’. Është një ministri që nuk i duhet as dreqit. Shikojeni sot se si Edi Rama nuk e pranon votimin elektronik, i cili do të jepte akses edhe në identifikimin biometrik dhe u jep akses edhe qytetarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Jemi vendi i fundit besoj në rajon që nuk e zgjidhim dhe kjo vjen nga frika e Edi Ramës nga vota dhe njerëzve që kanë dinjitet, që nuk i kërcënon dot, nuk u çon dot banditët, etj.

Situata e pandemisë e ka bërë më të vështirë situatën e kontaktit drejtpërdrejt. Besoj do të kemi një vëmendje të shtuar dhe përfshirje reale ashtu siç e kemi propozuar për të pasur një përfaqësim reale në Kuvend.

Në këto zgjedhje nuk u bë për shkak të bllokimit të Edi Ramës, por në zgjedhjet e tjera kur ne do të jemi në qeveri dhe do të jemi shumicë, do të kenë përfaqësuesit e vet jo vetëm në qeverisje por edhe në Parlament”, tha Salianji për tv Nova në diasporën shqiptare në SHBA.

Salianji tha se PD i qëndron propozimit për hapjen e listave 100% për deputetët ku qytetarët të zgjedhin atë që duan. “PD është me një propozim për hapjen 100% të listave për deputetë. Secila prej partive pra të paraqesë 140 emra. Ky është ndryshimi kushtetues. Secili prej kandidatëve për deputetë të votohet me lista 100% të hapura. Ai kamuflimi që bën Rama është i pështirë sepse vajzat dhe gratë nuk mund të trajtohen si të pavlera”, shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular