BallinaKronikeVrasja në Bathore, vëllai i viktimës: Vjehrra e kishte kërcënuar se do...

Vrasja në Bathore, vëllai i viktimës: Vjehrra e kishte kërcënuar se do e vriste, Jetmira do ishte gjallë nëse..

Pas ngjarjes së rëndë dje në Bathore të Tiranës, ku Jetmira Hasani u vra nga kunati i tij, ka reaguar vëllai i viktimës.

I vëllai rrëfeu se Jetmira ka qenë në konflikt me familjen e bashkëshortit. Ai ia hodhi fajin policisë se nuk ka bërë punën si duhet në mbrojtjen e viktimës.

Vëllai i Jetmirës ka treguar se edhe vjehrra e kishte kërcënuar se do ta vriste me pushkë.

“Motra ka qenë hasëm me kunatin. Ajo ka njoftuar policinë. Ka qenë dhe nusja e vëllait për të shoqëruar motrën për mbledhjen e plaçkave. Ka pas jetuar aty. U tërhoq për të mos jetuar më aty.

Policia i ka kërkuar Agron Tanushit që do vish në komisariat. Shoqërimi nuk u krye dhe u ka ikur me armë me vrap. Motra e ka pasur urdhrin e mbrojtjes prej disa muajsh. Ka pas edhe më përpara konflikte.

Konfliktet e para i ka pasur me pleqtë e më pas me bashkëshortin. Pastaj me kunatin që ka kryer vrasjen. Nëna e ish-kunatit, vjehrra e motrës ka nxitur për vrasjen e motrës time. Ka pas thënë vetë motra ime që Bukuria, vjehrra do të të vras vetë me pushkë.

Po të ishte policia në krye të detyrës, motra ime do ishte gjallë sot”, tha vëllai i viktimës për Report.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular