BallinaKronikeU gjet i vrarë me thikë në zemër në mes të shinave,...

U gjet i vrarë me thikë në zemër në mes të shinave, dyshohet se viktima u konfliktua me shoferin e një fugoni për…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak më parë në Durrës, në zonën e Plepave.

Burimet konfirmojnë se viktima është Idajet Dulla dhe është gjendur i vrarë me thikë në zemër.

Dyshohet se Dulla është konfliktuar me një shofer fugoni për çështjen e rrugës së makinës. Përplasje që ka degraduar edhe me përdorimin e thikës nga shoferi i fugonit.

Mësohet se viktima është gjetur në zonën e shinave të trenit tek Plepat, ndërsa më pas është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular