BallinaAktualitetNjë në 4 vdekje në Shqipëri nga ndotja e ajrit, Ina Zhupa:...

Një në 4 vdekje në Shqipëri nga ndotja e ajrit, Ina Zhupa: Tirana qyteti i kullave dhe betonit, më i ndoturi

Raporti i Agjencisë së Mjedisit të BE, një në 4 vdekje në Shqipëri nga ndotja e ajrit. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, publikon të dhënat e frikshme: Tirana qyteti i kullave dhe betonit, më i ndoturi

Një në katër vdekje në Shqipëri vjen si pasojë e ndotjes së ajrit. Kështu raporton BBC, duke iu referuar një raporti të Agjencisë së Mjedisit të BE. Sipas raportit Shqipëria është një nga vendet ku numri i vdekjeve nga ndotja është rekord, gati 23 përqind e totalit te vdekjeve.

Tirana është qyteti me ndotjen më të madhe, qyteti që po rrit përditë rrezikun e vdekjes së qytetareve të tij me ndotjen që vetëm shtohet si pasojë e betonizimit masiv dhe të pakufijshëm të saj.

Përkundrejt propagandës së Veliajt me pemë edhe me biçikleta, kemi një Tiranë që është betonizuar masivisht. Kullat janë bërë e zakonshme e zonës kryesore të qytetit të Tiranës.

Ajri që ne thithim në Tiranë është i rrezikshëm për shëndetin tonë, është burim kanceri dhe burim vdekjeve.

Për shëndetin e fëmijëve tanë, për shëndetin e prindërve tanë, për shëndetin tonë, duhet ndalur kthimi i Tiranës në qytetin e vdekjeve nga ndotja e ajrit, në qytetin e pajetueshëm nga betonizimi!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular