BallinaAktualitetVjehrri u vetëvra si pasojë e Covid-19, deputeti Gjetan Gjetani rrëfen detajet...

Vjehrri u vetëvra si pasojë e Covid-19, deputeti Gjetan Gjetani rrëfen detajet e ngjarjes tragjike

Rasti i Hasan Mirës, 65-vjeçarit i cili i vetëhodh nga spitali “Shefqet Ndroqi”, i shtruar prej 2 ditësh me Covid-19, i ka shokuar të gjithë. Për të rrëfyer më shumë në lidhje me këtë rast, në studion e Rudinës në Tv Klan, ka qenë dhëndri i tij, deputeti Gjetan Gjetani. Ai ka treguar se vjehrri i tij ka shfaqur probleme nervore në mëngjes, është mbajtur me qetësuesa gjatë ditës nga mjekët dhe në darkë, kur i ka dalë efekti i qetësuesve ai është hedhur nga kati i katërt.

–Çfarë ndodhi?

Gjetan Gjetani: Unë kam qenë prezent, dëshmitar sepse e kam ndjekur sëmundjen e Hasanit që kur u sëmur derisa vdiq, kam qenë brenda mureve të spitalit. Hasani u shtrua në spital në 1 shtator, një natë më para i ishtë rënduar frymëmarrja. Sëmundja i është agravuar gjithnjë e më tepër. Sipas mjekëve, ai kishte dy javë i infektuar më Covid-19, por për shkak të fizikut të tij të fortë ka qenë shumë mirë nga gjendja shëndetësore.

Simptomat e para i ka vënë re në 27 gusht si një ftohje e thjeshtë. Është vizituar në ambientet e spitalit të Burrelit, aty nuk e kanë konstatuar se është me Covid-19, por është konstatuar vetëm me një ftohje të lehtë. Në 31 gusht i është rënduar frymëmarrja, aty e kuptoi që ishte diçka shumë serioze. Shkoi tek spitali “Shefqet Ndroqi” dhe është konstatuar që ka Covid-19. Është shtruar në spital të martën në orën 20:00. Komunikova me mjekët dhe ata më thanë që sëmundja kishte avancuar në fazën e mesme dhe lart.

U duhet 3-4 ditë mjekim që të shihej ecuria e shëndetit. Kur e takova Hasanin në ambientet e spitalit m’u duk në gjendje të mirë. Sipas shpjegimit të mjekëve, mungesa e oksigjenit në gjak, ka shkaktuar dëmtim në sistemin nervor, aty është bërë i papërgjegjshëm për veprimet. Këto simptoma i ka dhënë të mërkurën në mëngjes, është mjekuar dhe është qetësuar deri në orën 15:00.

Ka folur në telefon me djalin e tij. Pas orës 3 nuk ka pasur më komunikim, nuk hapte telefonin. Rreth orës 17:00 kam hyrë unë te dhoma e Hasanit dhe e kam parë në një situatë shumë të rëndë nervore. Është dashur ndërhyrja ime, e mjekut dhe infermierit për t’i bërë gjilpërën. I vetmi nder që kam pasur nga mandati i deputetit është që kam hyrë në spital dhe kam parë vjehrrin tim.

Medikamentet e kanë mbajtur në gjendje të mirë, dhe një orë pastaj kur ka dalë efekti i qetësuesve, është hedhur nga kati i katërt. Mjekët më parë e kishin nxjerrë në një dhomë më vete sepse kishte nxjerrë probleme me pacientët e tjerë. Sipas mjekëve kjo është një sëmundje e pabesë, ka persona që i godet në zemër, ka persona që i godet në mushkëri, ka persona që i godet në sistemin nervor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular