BallinaKronike"Më shau shumë keq..."/ Vrau me thikë 33-vjeçarin, jepet vendimi për djalin...

“Më shau shumë keq…”/ Vrau me thikë 33-vjeçarin, jepet vendimi për djalin e ish-drejtorit të Burgut

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Arbër Koten, autor i vrasjes së 33-vjeçarit Idajet Dulla, në Durrës.

26-vjeçari, Kote i nguli thikën në zemër Idajet Dullës pas një konflikti që kishin pasur rrugën e makinës.

Kota është djali ish-Drejtorit të burgut të këtij qyteti, Astrit Kota, i cili u arrestua nga policia një ditë më parë.

Autori shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, ky i fundit, i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës.

Pas konfliktit Koti i ka ngulur thikën në zemër Idajet Dullës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular