BallinaAktualitetVideo dramatike/ Babai hero, veprimi që bën për të mbrojtur tre fëmijët...

Video dramatike/ Babai hero, veprimi që bën për të mbrojtur tre fëmijët e tij nga plumbat

Një video dramatike është bërë virale në rrjete sociale, pasi tregon momentin kur një baba merr një plumb në turp, në përpjekje për të mbrojtur tre fëmijët e tij.

Ngjarja ndodhi në Bronks, SHBA të hënën në mbrëmje, ndërsa videot u transmetuan sot nga mediat e huaja.

Aty shihet një person i armatosur që hap zjarr në një dyqan makinash të përdorura, ndërsa babai 39-vjeçar që po qëndron i ulur në një divan bashkë me fëmijët e tij kur një person me kapuç në kokë fillon të qëllojë me pistoletë përmes një dere xhami.

Ai menjëherë hidhet sipër fëmijëve të tij duke i shtrirë në tokë për t’i mbrojtur nga plumbat me trup.

39-vjeçari merr një plumb në kofshë, ndërsa më vonë u transportua për në spital për kujdes mjekësor.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular