BallinaAktualitetVIDEO/Drejtori i Fushatës së PD: 7 vjet premtime të pambajtura dhe përsëri...

VIDEO/Drejtori i Fushatës së PD: 7 vjet premtime të pambajtura dhe përsëri vazhdon të bëjë të tjera

Drejtori i Fushatës për Partinë Demokratike, Alfred Rushaj, e përshkroi Edi Ramën si një gënjeshtar, që nuk mban premtimet.

Me një videomesazh, zoti Rushaj solli në vëmendje kontrastin mes premtimeve aktuale të kryeministrit Edi Rama, si heqja e TVSH për biznesin e vogël, dhe qëndrimeve vit pas viti për të ngarkuar biznesin e vogël me TVSH.

Ishte Edi Rama ai që përfshiu bizneset e vogla mbi 2 milionë lekë xhiro në 2018-ën në skemën e TVSH-së.

“Nuk është kandidat i ri, por kopjac i vjetër, që 7 vite më parë premtoi uljen e taksave për 95 % të shqiptarëve”– theksohet në videomesazh, ku citohet Edi Rama më fushatën e 2013-ës.

“Me ne, çdo familje që jeton përmes biznesit të vogël, do të rilindë”

Mesazhi i PD në video është i qartë: Rama nuk e mbajti premtimin, pasi, përmes taksave dhe gjobave, falimetoi me mijëra biznese të vogla dhe i detyroi të largohen në emigrim.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular