Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim me ambasadorin Luigi Soreca dhe me ambasadorët e tjerë të Bashkimit Evropian të akredituar në Tiranë.
Takimi i zhvilluar në Presidencës vjen teksa në fillim të tetorit pritet të publikohet raporti i Progresit për Shqipërinë.
Presidenti Meta thotë se i kishte shprehur shqetësimin për plotësimin e kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian, ndërsa ka theksuar se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyç për të ardhmen e vendit.
Reagimi i plotë i Presidentit Meta:
Kënaqësi të takohesha sot me Ambasadorët e vendeve anëtare dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, përpara publikimit të afërt të Raportit të Progresit për Shqipërinë.
U përcolla disa nga shqetësimet, por dhe angazhimin dhe përkushtimin tim të vendosur, për plotësimin e 6 kushteve të BE, realizimi i të cilave do të jetë përcaktues në nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane.
Theksova se garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Paprekshmëria e frymës dhe gërmës së Marrëveshjes së 5 Qershorit është e vetmja mënyrë për të ecur në këtë drejtim.