BallinaOP EDUrrejtja etnike, zëshëm në kryeqytet!

Urrejtja etnike, zëshëm në kryeqytet!

Shkruan: Delvina Kërluku
Sot, kur e gjithë bota lufton kundër virusit Korona, ne shqiptarët e Maqedonisë do të duhet të luftojmë e parandalojmë edhe ca zëra trishtues që trazojnë, pse jo edhe drithërrojnë shqiptarin. Zërat e gjeneratës së re, të komunitetit maqedonas (të ushqyer nga të mëdhenjtë) ushtojnë me zërin e të parëve të tyre. Këtyre akoma u fle në gji urrejtja dhe dëshira për t’i pa të vdekur shqiptarët. Ndërsa ne shqiptarët, përherë kemi dashur paqë, harmoni mes tyre. Jo pse bashkëjetojmë, por sepse jemi në një realitet ndryshe edhepse historia është dëshmitarja e vërtetë. Mirëpo, marrëdhënia ndëretnike, ndër ne, edhepse mud të themi që është në përmirësim, skena e një të kaluare të hidhur përsëritet, ndonëse me intensitet të ulët, ajo përsëri na kthen pas. Këto incidente, sado të vogla që të jenë, mbartin mbi vete një histori të hidhur. Një të kaluar me ofendime, shantazhime, rrahje e vrasje, të shqiptarëve. Se kush i kërkon këto ngjarje të përsëriten.., ajo edhe nuk mund të ndodh, por zërat buçasin për një dëshirë të këtillë. Dhe ky zë vjen nga kryeqendra e Shkupit, ku një numër i konsiderueshëm i të rinjve brohorasin duart e thërrasin: Vdekje për shqiptarët, të vdekur janë shqiptarët! Kjo thirrje është dëgjuar edhe më herët, e cila ka nxitur reagimin e shqiptarëve, sepse ka qenë drejtuar për kokën e tyre. Është aspak e pranueshme, kjo thënie e tyre, sepse nëse te qeveritarët tanë bie në vesh të shurdhër (ose ndërmarrin masa përkëdhelëse), te kalimtarët, gazetarët, shkrimtarët dhe në përgjithësi shqiptarët, ther në zemër. Koha ose më saktë e sotshmja të përmbajë urrejtje ndaj nesh, edhe atë çdo ditë nuk ndryshon, është e frikshme dhe e turpshme. E frikshme, sepse shqiptarët janë pre e keqtrajtimeve dhe ofendimeve nga ana e komitëve maqedonas. E turpshme, sepse edhe shqiptari është shtet formues. Sepse maqedoni dhe shqiptari janë bashkëpunëtorë në politikë, në projekte kulturore dhe sport, e në fusha të ndryshme. I kuptoj, kolegët e mi në SHSHM, në punë e kudo ku veproj, se ndjehen e qëndrojnë kokë ulur ndaj inferioritetit të antishqiptarëve, në shtetin tonë të përbashkët. Pikërisht, këtë të diel, ku kisha në dorë revistën letrare “Exlibris”, që më erdh nga Tirana e shfletoja, ulur, në një kafene, pranë shtatores së Aleksandrit të Madh. Kryeqytetin në këtë ditë e gjeta në një zheg vere, me kalimtar pak, që ndjehej vetëm shushërima e shatërvanit, me një tog currilash uji, që hidheshin përpjetë me forcë e bienin në pellgun e rrethuar me mure guri a mermeri, me skulptura a me zbukurime të tjera dhe muzika e lehtë në kafe, të jepte përshtypjen e një qetësie, një paqe e paqenë. Befas, e rrëmbier nga rrëfimet e shkrimtarëve shqiptar dhe të huaj, të gërshetuar me një dashuri mbi këtë revistë të ardhur nga qyteti i ëndrrave të mia, një zë i furishëm mu afrua. Ishte një zë “ushtarësh”. Nuk di nëse ishte zhurmë ose jehonë e mbytur dhe e fuqishme që vjen nga larg. M’u duk gjëmim.U hutova. Turma, më kaloi para syve dhe përballë ma dhanë një uturimë të fuqishme ( i duam të vdekur shqiptarët), ndërsa përpiqesha të marr aparatin, për të shkrep një fotografi, për të mbajtur një dëshmi, atëherë kamarierja që më shërbente më ishte afruar e më kishte kapur revistën (duke më thënë: Ti je shqiptare, hiqe duarsh revistën). Kuptova edhe nga ajo, që për të shpëtuar nga turma “e egër”, do të duhet të fshihemi. Për të ndaluar thirrjet e komitëve maqedonas, do të duhet të vdesim ne shqiptarët. Këta të paepur, që u qëndrojnë besnik bindjeve të kahmotshme e parimeve të mendjeve të prapshta nuk njohin as gazetarë, as shkrimtarë, as të pafajshëm, as emër e vepër të shqiptarëve, të sulmojnë pa pikë mëshire e dije. Prandaj, faktori politik shqiptar ultimatum të ngrejë zërin, ndaj këtyre komitëve dhe se kush qëndron pas tyre, për të jetuar të qetë shqiptarët, në tokën e vetë dhe të të parëve të tyre.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular