BallinaAktualitetZbardhet e-maili i PD për ish-deputetët. Deklarata që do të firmoset: Nuk...

Zbardhet e-maili i PD për ish-deputetët. Deklarata që do të firmoset: Nuk do të përfshihem në asnjë retorikë që sjell diferencime dhe…

Komisioni i Seleksionimit të Kandidatëve për deputetë dhe kryetarë bashkie në Partinë Demokratike ka kualifikuar për në fazën e tretë të gjithë Grupin Parlamentar të selisë blu të dalë nga zgjedhjet e 2017-ës.

Duke qenë se ish-deputetët kanë plotësuar brenda 10-vjeçarit të fundit formularin e dekriminalizimit në KQZ dhe të dhënat për pasurinë, 5-shja e Komisionit përdori kritere të tjera për ta në fazën e dytë. Por mesa duket, “sakrifica” e djegies së mandateve dy vite më parë është vlerësuar nga Komisioni një gjest domethënës për ta merituar që të kalojnë në bllok për në fazën e tretë.

Ky eshte e-maili që ka mbërritur për çdo ish-deputet, ku informohen se kanë kaluar në fazën e tretë të procesit dhe janë ndarë në çdo qark.

“Ju informojmë se me vendim të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, të gjithë kandidatët e listës së veçantë kombëtare, sipas nenit 62 të statutit të PDSH, përmbushin kriteret formale, atyre të pastërtisë së figurës, si dhe elementeve të tjera të nevojshme për ecurinë në karrierë, për përfaqësim politik të Partisë Demokratike, në nivel qendror apo lokal. Për këtë arsye, Komisioni ka vendosur që të gjithë kandidatët e listës së veçantë kombëtare të kalojnë fazën e dytë dhe t’i nënshtrohen konsultimit me anëtarësinë. Në vijim të vendimit të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve, me urdhrin nr. 60/8, datë 23 shtator 2020, të sekretarit të përgjithshëm është bërë ndarja e kandidatëve nëpër degët ku do t’i nënshtrohen procesit të konfirmimit nga anëtarësia”, shkruhet në emailin e dërguar nga Komisioni i Seleksionimit në PD për çdo kandidat.

grupi i deputeteve ne 2017

FIRMOSJA E DEKLARATËS

Para se të gjithë ish-deputetët e PD-së të dalë nga zgjedhjet e 2017-ës të shkojnë në degët ku janë caktuar për t’u konsultuar nga anëtarësia dhe të konfirmohen apo të skualifikohen nga ta, selia blu u kërkon të gjithë ish-deputetëve të plotësojnë një deklaratë personale.

Në atë deklaratë, secili duhet të konfirmojë se pavarësisht se çfarë do të ndodhë në fazën e tretë, pra nëse do të konfirmohet apo jo, çdo individ duhet të punojë për maksimalizimin e votave dhe për fitoren e thellë të PD-së. Po ashtu, çdo ish-deputet duhet të firmosë deklaratën në të cilën zotohet se nuk do të bëjë kundërfushatë për kandidatët e tjerë dhe nuk do të përdorë retorikë përçarëse në publik.

“Do të mbështes Partinë Demokratike të Shqipërisë, pavarësisht nga ecuria e mëtejshme e garës së brendshme, duke dhënë të gjithë kontributin tim për fitoren e thellë të saj. Nuk do të përfshihem në asnjë retorikë që sjell diferencime dhe përçarje brenda partisë. Nuk do të ndërmarr asnjë veprim kundër kandidatëve të tjerë në garë dhe angazhohem të mos bëj asnjë koment negativ për ta. Nuk do të përfshihem në asnjë praktikë të ndaluar që dëmton garën e lirë, të ndershme dhe të barabartë brenda partisë. Do të kujdesem për realizimin e një procesi të rregullt të konfirmimit të kandidatëve dhe nuk do të kryej asnjë akt që dëmton procesin”, shkruhet në deklaratën personale të çdo ish-deputeti të siguruar nga gazeta “Panorama”.

Pas përfundimit të procesit të konsultimit me anëtarësinë, kandidatët e listës së veçantë kombëtare që konfirmohen nga anëtarësia, i nënshtrohen vlerësimit përfundimtar të Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në fazën e tretë, ku sipas metodologjisë së vlerësimit të miratuar në datën 5 gusht, secili anëtar i Komisionit voton bazuar kryesisht në vlerësimin e performancës politike të kandidatit dhe mundësinë e maksimalizimit të votës. Pas këtij vlerësimi përfundimtar, vetëm kandidatët që kalojnë fazën e tretë i dorëzohet për vendimmarrje finale kryesisë së partisë. Panorama

deklarata e kandidatit

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular