BallinaKronikeBabai i vdiq para 1 muaji, nëna dje: Si u gjet e...

Babai i vdiq para 1 muaji, nëna dje: Si u gjet e paushqyer 9-vjeçarja me epilepsi në Pogradec

I ngjan një tragjedie të vërtetë ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pogradec, ku një grua u gjet e vdekur në shtëpi, ndërkohë që e bija 9-vjeçare ishte në banesë.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj bën me dije për abcnews.al se dyshohet se gruaja të ketë vdekur nga një mbidozë ilaçesh pasi në shtëpi u gjenden shumë tableta, ndërsa një muaj më parë i kishtë ndërruar jetë edhe bashkëshorti.

Njëri prej fqinjëve shprehet se gruaja kishte 2-3 ditë që nuk dilte nga shtëpia duke bërë që të njoftohej policia.

“Kishin prej dy-tre ditësh që nuk e kishin parë të dilte nga shtëpia dhe vinte erë nga banesa. Njoftuan policinë dhe erdhën e nxorrën. Fëmija ishte me të ëmën në shtëpi. Vajza nuk ndihej fare“, rrëfen ai për Abc News.

Kur punonjësit social gjeten gruan pajetë, panë se në shtëpi ndodhej edhe vajza e mitur e saj, e cila vuan nga epilepsia dhe dyshohet se kishte më shumë se 24 orë pa ngrënë.

E mitura do t’i nënshtrohet edhe një testi për Covid-19 për të hequr çdo dyshim në lidhje me shkaqet e vdekjes së nënës.

Shqetësimin për shëndetin e gruas e kanë ngritur fqinjët që kishin dy ditë pa e parë të dilte nga banesa duke njoftuar më pas policinë.

Gjatë ditës ë sotme reagoi edhe policia e cila përmes një njoftimi zyrtar konfirmoi se gruaja kishte ndërruar jetë prej disa ditësh.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular