BallinaAktualitetPrej 10 muajsh në çadër/Familja Preni rrëfen natën e vështirë: Nuk ikim...

Prej 10 muajsh në çadër/Familja Preni rrëfen natën e vështirë: Nuk ikim nga vendi ynë

Mes vështirësisë dhe frikës e kanë kaluar natën në çadër familja e Indrit dhe Desilda Prenit. Që nga 26 nëntori, kjo familje ka humbur shtëpinë nga tërmeti dhe prej 10 muajsh jetojnë në çadra. Indri dhe Desilda nuk mund të largohen nga aty pasi e kanë të pamundur të lënë shëpinë dhe bagëtitë e tyre.

Teksa flisnin me ish-deputeten Orjola Pampuri, që vizitoi familjen,  rrëfejnë gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen, ende pa ardhur dimri. Ata tregojnë se nuk duan asgjë tjetër veçse që shtëpia e tyre të rindërtohet aty ku e kanë pasur. Të dy thonë se kanë bërë një peticion pranë bashkisë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje për kërkesën e tyre.

VIDEODENONCIMI I FAMILJES PRENI, FSHATI MAZHË E MADHE, BASHKIA KRUJË

VIDEO/”Mbrëmë ishte një tmerr”. Familja Preni në Mazhë e Madhe në Krujë rrëfen natën e vështirë në çadër dhe rrëzon propagandën e Arben Ahmetajt. Indrit dhe Desilda Preni: Shtëpinë të na e ndërtojnë këtu, asgjë tjetër nuk duam.

Fshati Mazhë e Madhe njësia administrative Bubq po përjeton ditë të vështira. Familjet që kanë humbur shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit të vitit të shkuar, në pamundësi për të lënë pronën dhe bagëtitë e tyre, nuk kanë asnjë zgjidhje jetese veçse çadrave verore në të cilat jetojnë prej 10 muajsh. Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri ishte në familjen Preni, ku pa nga afër gjendjen e vështirë me të cilën janë përballur me stuhinë e shiut gjatë këtyre 3 ditëve. Indrit dhe Desilda Preni hedhin poshtë edhe propagandën e Arben Ahmetajt dhe deklarojnë se nuk mund të ikin nga prona e tyre dhe shtëpinë e duan të rindërtohet aty ku e kanë pasur.

Desilda Preni: Ne jemi familja Preni. Ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj e ka përmendur ne televizor për…familjen tonë domethën që do të ikin të gjithë. Po unë nuk mund të iki nga vendi im sepse unë kam bagëti, kam vendin tim këtu dhe s’mund të lëviz domethën nga vendi im, nuk e shoh të drejtë këtë gjë. Nuk dua të merrem me llafe politike por e mira është që unë mos të lëviz nga vendi im këto dua unë. 10 muaj që jetoj në çadër edhe fëmijët janë në kushte të vështira normal që jetes e vështirë është këtu.

Orjola Pampuri: Si e kaluat mbrëmjen?

Desilda Preni: Shumë, shumë me frikë e kaluam mbrëmë që ishte një tmerr, domethënë gjithë ai shi gjithë ai situatë. Akoma s’ka ardhur dimri mirë jo kur të vijë I ftohti madhë që është më  e vështirë për neve.

Oriola Pampuri: Domethënë ju nuk kërkoni asgjë…

Desilda Preni: Asgjë nuk kërkoj.

Oriola Pampuri: Kërkoni që të rindërtohet shpia juaj këtu ku e keni?

Desilda Preni: Vetëm kërkoj nga shteti që shtëpia të rindërtohet këtu në vend tonë. Kaq duam. Asgjë tjetër!

Indrit Preni:  Peticion kemi bërë, e kena çuar te Bashkia…

Oriola Pampuri: Për cfarë e keni bërë peticionin?

Indrit Preni: Peticionin e kemi bërë për të mos luajtur prej vendit këtu. Me na e bo shpinë këtu në vend.

Oriola Pampuri: Dhe cila ka qenë përgjigjja nga Bashkia që keni bërë peticionin?

Indrit Preni: S’ka, nuk na kanë kthy përgjigje fare. Përgjigje nuk na kanë kthy. Fjalë nuk duam fare, unë dua shpinë, por e du këtu në vend tem.

BASHKËNGJITUR VIDEO ME DENONCIMIN E FAMILJES PRENI, NJËSIA ADMINISTRATIVE BUBQ, BASHKIA KRUJË :

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular