BallinaKryesoreOpozita për reformën zgjedhore është në linjë me partnerët perëndimorë dhe popullin...

Opozita për reformën zgjedhore është në linjë me partnerët perëndimorë dhe popullin shqiptar

Nga Arben Kashahu

Ka një pikëpjekje midis asaj cfarë kërkojnë shqiptarët nga sistemi zgjedhor, cfarë kërkon Opozita e Bashkuar në betejën e saj për zgjedhje të lira e të ndershme dhe cfarë kërkojnë ndërkombëtarët nga procesi i reformës zgjedhore. Është drafti i propozuar nga Opozita e Bashkuar në Këshillin Politik.
Opozita tejkaloi dyshimet e cdokujt për aftësinë e saj të gjente konsensus midis partive alete përsa i përket pozicionimit të saj përfundimtar lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri. Ajo, shkoi shumë më tej, prodhoi një pozicion i cili ka akomoduar plotësisht pritshmëritë e votuesve shqiptarë për demokracinë e sistemit të tyre zgjedhor dhe po ashtu atë të ndërkombëtarëve për një reformë zgjedhore të gjithpranuar.
Pozicioni i opozitës mbështetet në masë dërrmuese nga shqiptarët të cilët kërkojnë hapjen e listave. Ndërkombëtarët, në vazhdimësi qartësojnë gjuhën e tyre dhe intensifikojnë kundërshtimet për projektin e ndryshimeve të njëanëshme të rregullave të lojës zgjedhore kur ajo ka kohë që ka nisur të zhvillohet. Ata mbështesin ndryshime gjithëpërfshirëse dhe konsensuale të këtyre rregullave. Ky është dhe pozicioni i opozitës në Shqipëri. Sot populli dhe perëndimi janë në anë të saj. Ky konstatim përbën një avantazh fatal të opozitës në raport me mazhorancën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular