BallinaAktualitet‘Po merret borxh për të paguar borxhe, zyrtarët e shtetit po bëjnë...

‘Po merret borxh për të paguar borxhe, zyrtarët e shtetit po bëjnë lojë të dyfishtë’

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar zyrtarë të shtetit shqiptar se janë duke bërë lojë të dyfishtë me çështjet gjyqësore që ka Shqipëria në Gjykatat e Arbitrazhit.

Ai ka akuzuar edhe Ramën se nuk firmos asnjë vendim dhe në kohën kur votohet në Kuvend, ai largohet nga salla.

Pjesë nga bashkëbisedimi i Presidentit Meta me gazetarët:

Pyetje: Në letrën që i është dërguar Ramës nga Trump, kërkohen lëvizje. A jeni dakord me to?

Ju kemi para me një retorikë shumë të fortë në Facebook. A është pjesë e fushatës që ka nisur.?

Ilir Meta: Në radhë të parë i urojmë të shkuara, z. Trump dhe bashkëshortes së tij. Së dyti nuk jam unë ekspert i historive të Evropës dhe as për histori shmangieje vëmendjeje.

Unë jam këtu për një veprimtari kriminale të organizuar që po shkatërro financat e shtetit, sepse rritja e borxhit që askush nuk mund ta përcaktojë dot sot, përveç krizës politike tërësisht artificial, pa dyshim që mund të sjellë një situatë falimentimi ekonomik dhe financiar. Shqetësimi im është se janë shumë çështje që mund të penalizojnë Shqipërinë në miliarda euro apo dollarë.

E dyta shqetësimi im është që ka mundësi dhe dyshime të arsyeshme për një lojë të dyfishtë korruptive të zyrtarëve të caktuar të qeverisë.

Që do të thotë se përfitojnë edhe nga kompania që merr apo trashëgon aktivitetin e investitori që I zgjidhet kontrata por njëkohësisht këta zyrtarë të korruptuar bashkëpunojnë me zyrtarin që humbet kontratën në arbitrazh duke përzgjedhur në mënyrë klienteliste dhe ne shkojmë drejt një katastrofe financiare.

Ky është shqetësim i madh i drejtpërdrejtë. Unë punoj me shkresa se di të ndaj atë që është zyrtare nga atë politike dhe nga ajo personale.

Zotëria ia ka marrë dorën, nuk firmos vetë dhe në Kuvend, në momentin e votimit bën sikur flet në telefon dhe del jashtë.

Por duhet mbajtur mend mirë që për çdo gjë që firmos do mbahet përgjegjësi e drejtpërdrejtë se ndryshe nesër shqetësohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular