BallinaAktualitet'Sikur të kishe fytyrë...'/ Ministri serb sulmon Ramën: Të kujtojnë vetëm për...

‘Sikur të kishe fytyrë…’/ Ministri serb sulmon Ramën: Të kujtojnë vetëm për çorapet shqyera

spot_img
spot_img

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vuli i përgjigjet kryeministrit Edi Rama pas replikave për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Ai ironizon kreun e qeverisë shqiptare duke thënë se është përpjekur të paraqesë manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij.

Vulin shkruan se shqiptarët i identifikon me Esad Pashë Toptanin, të cilin nuk mund ta paralelizojë me Ramën. Ministri serb thotë se Ramën, e kujton më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera.

“Nëse Rama do të interesohej për paqen në rajon, ai nuk do të lavdëronte vrasësit nga të ashtuquajturit UÇK. U përpoq të përcaktonte kush do të qeveriste Malin e Zi.  Nëse ai do ta dinte se çfarë është të kesh fytyrë, Rama nuk do të përpiqej të paraqiste manastiret serbe në Kosovë dhe Metohi si trashëgimi të popullit të tij në librat shkollorë zyrtarë të shtypur nga qeveria e tij. “Shqiptarët” janë një popull që nxori Esad Pashë Toptanin, kurrë nuk do t’i identifikoj ata me Ramën. Vetëm në botën e cicërimave dhe imitimeve, Ramën,  e kujtojmë më shumë për çorapet e tij të shqyera sesa për idetë e shkëlqyera”, shkruan Vulin.

Si ndodhi përplasja

Kryeministri Rama reagoi sot ndaj një deklarate të ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, sipas të cilit, me vënien në funksionim të Zyrës Operative të Kosovës në doganën e Portit të Durrësit shefi i qeverisë shqiptare po punonte për krijimin e Shqipërisë së Madhe.

”A është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trutharët dhe gojëndyrët që për shekuj mbajtën të gjithë rajonin tonë në errësirë?”, shkruan Rama në një reagim drejtuar kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç.

”Unë uroj shumë që kjo të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit mjeran që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”, thekson ai.

Ministrit serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin tha dje se ”duke deklaruar se porti i Durrësit do të jetë i Kosovës, Edi Rama vazhdoi punën e tij në krijimin e një “Shqipërie të Madhe”.

”Shqipëria e Madhe është një lajm i katastrofës së madhe, thyerjes dhe shkatërrimit të shteteve dhe kombeve në Ballkan. Vetëm serbët e bashkuar mund të ndalojnë “Shqipërinë e Madhe”… Atë që ju u jepni shqiptarëve nuk mund t’ua ndaloni serbëve’’, tha Vulin dje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular