BallinaZgjedhje e editorit“Skavica, plan mafioz i Rilindjes”, kreu i Dhomës Shqiptaro-Britaniko kundër: Të ngrihet...

“Skavica, plan mafioz i Rilindjes”, kreu i Dhomës Shqiptaro-Britaniko kundër: Të ngrihet në këmbë Dibra

spot_img
spot_img

Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Amerikë, siç parashikohet në marrëveshjen e bashkëpunimit që është firmosur sot mes SHBA-së dhe Shqipërisë. Por pak pas firmosjes së marrëveshjes, Kryetari i Dhomës Britaniko-Shqiptare të Ekonomisë dhe Tregtisë, Zenel Hoxha, përsëriti kundërshtimin e tij të prerë, duke u bërë thirrje dibranëve që të dalin kundër ndërtimit të Skavicës, e ndërsa e quan këtë një babëzi aludon edhe për pazare.

“Joooooo Skavica! Dibra në këmbë për të shpëtuar nga babëzia e të babëziturve! Mos përdorni SHBA si mbulesë për pazarllëqet tuaja”, shkruan Hoxha.

Hoxha edhe më 6 qershor 2020, pasi Rama deklaroi se Skavica do të ndërtohej me fondet e buxhetit të shtetit, u bëri thirrje dibranëve që të krijojnë “Aleancën” për shpëtimin e Dibrës së poshtme, që rrezikon të përmbytet nga hidrocentrali i Skavicës.

“Propozoj krijimin e Aleancës për shpëtimin e Dibrës së poshtëme nga përmbytja e liqenit të Hidrocentralit Skavica. Nëse zbatohet plani mafioz i Rilindjes, ky vend i bukur Fushë Alie, pas 4 vjetësh do të përmbytet ashtu si edhe 10-ra mijë hektarë të tjerë me luginën e Drinit të Zi. Pra Serbia lirshëm “siç po duken bathët” do ta ketë gati të ndarë Dibrën.

I bëj thirrje bashkëdibranëve të mi kudo që jetojnë, brenda dhe jashte saj, t’i bashkohemi kësaj Aleance, për të shpëtuar trojet e të parëve të cilat janë larë me gjak në shekuj, për të mos ia dhënë Serbisë dhe okupatorëve të tjerë. Ka alternativa inxhinierike për të zgjidhur çëshjen e kaskadës së Drinit. Sot mungesa aktuale e energjisë elektrike mund të plotësohet nga mënyra të tjera si ajo diellore, era, etj’-shkruante Hoxha 4 muaj më parë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular