BallinaKryesoreAndi Bushati bën deklaratën e fortë: Rama i vendosur për masakër elektorale

Andi Bushati bën deklaratën e fortë: Rama i vendosur për masakër elektorale

Analisti Andi Bushati bëri deklaratën e fortë sot në emisionin “Open”, ku tha se Rama është “i vendosur për të bërë masakër elektorale”.

Sipas Bushatit, ndërrimi i pushtetit nuk është problem, por problemi është rruga që po ndiqet.

“Në 96 dhe vitin 2000 u bënë ndryshime të njëanshme dhe e pamë që kishte masakër elektorale. Situata është  e qartë,nga njëra anë kemi Ramën të vendosur për masakër elektorale. Nëse ti thua që ky është fundi i Ramës, nëse pushteti ndërrohet nuk do përbëjë problem, problemi është se rruga që po ndiqet, është masakër.

Ndryshimi rregullave të lojës është se Rama në 2013 ka ardhur në pushtet me koalicion, tani nuk le PD dhe LSI që të koalicionohen se do të kalonin në opozitë. Ai thotë:’mua kështu nuk më del loja, po e prish’. Ky është ndryshimi i madh”, tha Bushati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular