BallinaKronikeEMRAT/Përleshje e plagosje në Elbasan, detaje nga çfarë ndodhi mbrëmë

EMRAT/Përleshje e plagosje në Elbasan, detaje nga çfarë ndodhi mbrëmë

Detaje të reja zbardhen nga plagosja e një nate më parë në lagjen ‘Haxhias’ në Elbasan.

Dy të plagosurit të identifikuar si Erand dhe Egis Bekteshi janë vellezër. Persona me precedentë të mëparshëm në fushën e lëndëve narkotike.

Ata mësohet se kanë qenë në ambjentet e një lokali, kur janë konfliktuar me personat e tjerë. Konflikti mes tyre ka gjeneruar me përdorimin e mjeteve të forta, duke bërë që të dy vëllezërit të mbeten të plagosur.

Ata kanë tentuar të largohen, por janë vijuar të qëllohen edhe në momentin që i janë drejtuar mjetit të tyre Ford Fokus me targa AA 898 IV, për pasoje edhe xhami i pasëm i makinës është thyer.

Menjëherë ka mbërritur në vendngjarje policia duke nisur hetimet për këtë rast, ndërsa pasi ka identifikuar autorët është vënë në ndjekje të tyre, por ende pa rezultat.

Ndërkohë dy të plagosurit janë në gjendje jo kritike për jetën burimet thone se njeri nga të plagosurit Erand Bekteshi është një emër i njohur për policinë e Elbasanit.

Duket se ngjarja e mbrëmshme të ketë lidhje me një tjetër konflikt të nisur me 26 shkurt të këtij viti. Po në lagjen “Haxhias”, gjatë një konfliktit për motive të dobëta u qëllua asokohe shtetasi Erand Bekteshi, pa pasoja për jetën.

Policia edhe atëherë identifikoi autorët dhe vetëm në 23 shtator të këtij viti arrestoi 25-vjeçarin Rafael Greca dhe vijon ende të jetë në kërkim miku i tij shtetasi E. T., këta të fundit me 26 shkurt kanë qënë duke lëvizur me makinë, kur Erand Bekteshi i ka gërrvishtur makinën, për shkak të një konflikti mes tyre dhe ata iu përgjigjen me të shtëna.

Duket se konfliktet mes dy grupeve vijojnë të jenë ekzistuese, duke risjellë në vemendje episode të dhunshme dhe thyerje mjetesh. syri.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular