BallinaAktualitetBorxhi super i lartë, Meta - zyrtarëve: Mos firmosni kuturu, përgjegjësia do...

Borxhi super i lartë, Meta – zyrtarëve: Mos firmosni kuturu, përgjegjësia do të jetë individuale!

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar sot zyrtarët e lartë të  shtetit që të mos firmosin “kuturu” në dëm të financave të shtetit, sepse përgjegjësia më pas do të jetë thjesht e vetëm individuale.

Meta shkroi në Fb se “rritja e papërgjegjshme e borxhit për qëllime korruptive, kërcënon seriozisht të ardhmen e vendit.  Apeloj ndaj çdo zyrtari, në çdo nivel qendror e vendor të mos firmosë kuturu, aq më tepër në këtë periudhe kritike sepse do mbajnë përgjegjësi individuale e jo “kolektive”, ka theksuar Presidenti.

Në vazhdim, kreu i shtetit ka publikuar një shkrim të politikanit Kastriot Islami, në të cilën analizohet kjo situatë me pasoja të rënda për të ardhmen e vendit.

Nga Kastriot Islami

Për borxhin super të lartë “Fajin e ka Rama!”

Sa herë kur flitet për borxhin super të lartë që në fillim të 2021 mund të arrijë rreth 115 përqind e PBB, Rama me lehtësinë e nja mashtruesi dhe të paafti përgjigjet: Fajin e ka Saliu… Ai ma la në 2013 borxhin shumë të lartë dhe unë jam marrë me menaxhimin e borxhit të lartë që më la Saliu?!

Si është e vërteta?

Në vitin 2013 PBB ka qënë rreth 12,8 miliardë euro dhe borxhi ka qenë rreth 70 %, që do të thotë ndryshe se borxhi ka qënë rreth 9 miliardë euro.

Në vitin 2020, synohet që PBB të arrijë rreth 14,1 miliard euro, dhe borxhi 115 përqind do të thotë se borxhi do të arrijë në rreth 16,2 miliard euro.

Pra Rama ka marrë nga Saliu një borxh rreth 9 miliardë dhe e ka çuar në rreth 16,2 miliardë.

Pra, Rama e ka rritur borxhin me rreth 7, 2 miliardë euro. Rritja është me 1,8 herë.

Kjo është e tmerrshme: rritje e borxhit në 7 vjet qeverisje me 7,2 miliardë euro ose 1 miliard euro në çdo vit.

Kjo është e tmerrshme edhe në një këndvështrim tjetër. Ndërkohë që PBB është rritur nga 12,8 miliardë euro në 2013,  në 14,1 miliardë euro në 2020, rritja e PBB ka qënë vetëm me 1,3 miliardë euro?!

Shtrohet pyetja: sikur rritja ekonomike të ishte zero, ku kanë vajtur 7,2 miliardë eurot e marra borxh kur rritja e PBB është me vetëm 1,3 miliardë euro?

Pra, ku janë rreth 6 miliardë eurot e tjerë borxh që s’kanë shkuar për rritjen e PBB?

Përfundimi logjik është:

6 miliard euro ose janë vjedhur ose janë shpërndarë fshehurazi nga Rama, pa u shënuar në Buxhet, mes shokëve e miqve oligarkë të kupolës së sektit.

Dikush do të thoshte paaftësi…

Dikush tjetër do të thoshte papërgjegjshmëri…

Kryesorja është babëzi dhe prandaj nuk rriten as pagat dhe as pensionet për shqiptarët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular