BallinaKronikeVIDEO/Këta janë 3 shqiptarët që bënë kërdinë në vilat luksoze në Madrid

VIDEO/Këta janë 3 shqiptarët që bënë kërdinë në vilat luksoze në Madrid

Tre shqiptarë dhe një rumun janë arrestuar në Spanjë për vjedhjen e shumë banesave në Madrid dhe rrethinat. Vjedhjet janë bërë gjatë muajve të verës, ndërsa grupi u godit në tetor.

Sipas medieve spanjolle, grupi i hajdutëve përfitonin nga fakti që pronarët e shtëpive linin dritaret hapur si pasojë e temperaturave të larta gjatë verës.

Shqiptarët futeshin për të vjedhur në momentin që pronarët e shtëpive që kishin në shënjestër ishin në gjumë. Tre shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 25-27 vjeç dhe një burrë me origjinë rumune 45 vjeç, i ngarkuar me logjistikën.

Nga kontrolli në shtëpitë e tyre u gjetën bizhuteri, ora, çanta, telefona dhe shuma të konsiderueshme në euro, po ashtu janë sekuestruar edhe tre makina që janë përdorur për largimet nga vendi i ngjarjes pas grabitjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular