Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, thotë se PS ka prekur fundin, duke iu referuar deklaratave të bëra nga ana e deputetit të PS-së Alket Hysenit, për listat e hapura.
Në postimin e tij në Facebook, Alibeaj shprehet se deputeti socialist që akuzohet për vjedhje pronash në bregdet, nuk e shpëton dot Edi Ramën, ndërsa shton se korrupsioni i Rilindjes merr fund më 25 prill.
Postim i plotë i Enkelejd Alibeaj:
Është për të ardhur keq sesi PS është zhytur në llum dhe ka prekur fundin. Sajesat e Alket Hysenit, i akuzuar për vjedhjen e tokave në bregdet, nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën. Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor janë kundër interesit të qytetarëve. Ato kanë vetëm firmën e pazarit të qelbur të Edi Ramës dhe deputetëve të tij të blerë brenda dhe jashtë PS. Ky kokteil korrupsioni do të marrë fund më 25 prill!
… [Trackback]
[…] There you will find 94629 additional Information on that Topic: startnews.news/2020/10/07/ps-e-zhytur-ne-llum-alibeaj-deputeti-i-akuzuar-per-vjedhje-tokash-se-shpeton-ramen/ […]
… [Trackback]
[…] There you will find 2503 more Info to that Topic: startnews.news/2020/10/07/ps-e-zhytur-ne-llum-alibeaj-deputeti-i-akuzuar-per-vjedhje-tokash-se-shpeton-ramen/ […]
Comments are closed.