BallinaKryesoreCOVID dhe gripi/ Cilat janë pasojat e infektimit të njëkohshëm me të...

COVID dhe gripi/ Cilat janë pasojat e infektimit të njëkohshëm me të dy viruset?

Ne jemi në prag të një “pandemie të dyfishtë” të gripit sezonal dhe COVID-19, dhe hulumtimet tregojnë se është e mundur të kontraktohen dy sëmundjet e frymëmarrjes në të njëjtën kohë.

Fatkeqësisht, historia tregon se popullatat nuk e morën gripin mjaft seriozisht.

Pasja e të dy sëmundjeve në të njëjtën kohë rrezikon seriozisht testimin e sistemeve shëndetësore dhe vënien në rrezik të një numri të madh njerëzish.

Lisa Maragakis, drejtoreshë e parandalimit të infeksionit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Johns Hopkins në Baltimore, Maryland, thotë se simptomat e gripit dhe COVID-19 janë aq të ngjashme sa që një nga sfidat me të cilat përballemi këtë vit është të qenit në gjendje të bëjmë diagnoza korrekte dhe të shpejta të të sëmurëve.

“Edhe në rastin e simptomave të lehta, mos u përpiqni të eleminoni virusin në mënyrë të pavarur dhe mos supozoni se kolla është simptoma e vetme e COVID-19. Ju duhet të kontaktoni mjekun tuaj nëse keni dhimbje të kyçeve, ethe dhe dhimbje të fytit, ose simptoma të frymëmarrjes, në mënyrë që të bëni një test për COVID-19. Lista e simptomave që lidhen me koronavirusin vazhdimisht po zgjerohet dhe tani përfshin humbjen e shijes ose aromës, të përziera, diarre dhe madje edhe ënjtje dhe skuqje të gishtërinjve. Është e rëndësishme të dini se cilin infeksion keni marrë. Në rastin e gripit, mjeku mund të përshkruajë ilaçe antivirale. Por nëse keni COVID-19, mjeku juaj do t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse keni nevojë të shkoni në spital nëse keni simptoma të rënda për të cilat do t’ju përshkruhen steroid ose ilaçe të tjera”, tha ajo.

Sipas Maragakis, infektimi me gripin dhe COVID në të njëjtën kohë, na vë përballë rrezikut të të dëmtimit të rëndë të mushkërive dhe komplikimve serioze, e madje edhe vdekjes.

“Ne e dimë që dy sëmundje virale mund të kapen në të njëjtën kohë dhe se është më e vështirë për sistemin imunitar që t’i luftojë ato njëkohësisht. Kjo gjendje na vë në rrezik të dëmtimit të rëndë të mushkërive, kohëzgjatjes më të gjatë të sëmundjes dhe komplikimeve më serioze, madje edhe vdekjes.

Ne ende nuk e dimë nëse COVID-19 ose gripi rrit shanset për të marrë sëmundjen tjetër. Por sigurisht që të kesh një nga dy sëmundjet na bën më të prekshëm, sepse infeksionet virale dëmtojnë indet e traktit respirator, dhe kjo e bën trupin më pak të gatshëm dhe efikas në largimin e sulmeve të mëtejshme. Gjendja e inflamacionit të mushkërive, që shkaktohet nga të dyja sëmundjet, gjithashtu u ofron baktereve mundësinë për të hyrë vetë në mushkëri”, shtoi ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular