BallinaKryesore"PS e zhytur në llum"/Alibeaj: Deputeti i akuzuar për vjedhje tokash, se...

“PS e zhytur në llum”/Alibeaj: Deputeti i akuzuar për vjedhje tokash, se shpëton Ramën

Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, thotë se PS ka prekur fundin, duke iu referuar deklaratave të bëra nga ana e deputetit të PS-së Alket Hysenit, për listat e hapura.

Në postimin e tij në Facebook, Alibeaj shprehet se deputeti socialist që akuzohet për vjedhje pronash në bregdet, nuk e shpëton dot Edi Ramën, ndërsa shton se korrupsioni i Rilindjes merr fund më 25 prill.

Postim i plotë i Enkelejd Alibeaj:

Është për të ardhur keq sesi PS është zhytur në llum dhe ka prekur fundin.  Sajesat e Alket Hysenit, i akuzuar për vjedhjen e tokave në bregdet, nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën. Ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor janë kundër interesit të qytetarëve. Ato kanë vetëm firmën e pazarit të qelbur të Edi Ramës dhe deputetëve të tij të blerë brenda dhe jashtë PS.  Ky kokteil korrupsioni do të marrë fund më 25 prill!

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular