BallinaAktualitetRama zbulon detaje nga takimi me diplomaten suedeze: Do iu shtrëngojmë darën...

Rama zbulon detaje nga takimi me diplomaten suedeze: Do iu shtrëngojmë darën kriminelëve!

Kryeministri Edi Rama u takua sot me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, e cila do të jetë kryesuesja e radhës e OSBE.

Gjatë konferencës për shtyp, pas takimit, Rama zbuloi temat kryesore që janë diskutuar, që nga sfidat e OSBE, procesi i integrimit të Shqipërisë në BE e deri të lufta ndaj krimit të organizuar.

Rama paralajmëroi edhe bandat kriminale shqiptare që veprojnë në Suedi, dhe që vijojnë të kenë lidhje edhe në Shqipëri, që do të thellohet bashkëpunimi mes dy vendeve për t’iu “shtrënguar darën”.

“Sapo kemi përfunduar një takim shumë të dobishëm me ministres suedeze të punëve të jashtme, mund ta them me kënaqësi mike të çmuar, e cila është këtu si kryetare e radhës e OSBE-së, pasi vitin e ardhshme Suedia merr kryesinë dhe njëkohësisht si një partnere e angazhuar e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor në procesin e Integrimit.

Kemi folur për temat e OSBE-së, kemi prej disa muajsh një kontakt të vazhdueshëm dhe një bashkëpunim të shkëlqyer për të nxitur një dialog në Bjellorusi, por nga ana tjetër në funksion të stafetës së kryesimit, kemi një diskutim konstant mbi të gjitha temat, që janë jo të lehta për të cilat fatmirësisht ne kemi një qasje 100% të dakordësuar.

Suedia i ka qëndruar Shqipërisë pranë si një mik i vërtetë, projektet e bashkëpunimit kanë sjellë gjithnjë cilësi dhe kanë vlejtur për të hedhur hapa më tej ashtu si kundër ne jemi shumë të lumtur që shumë shpejt do të kemi në Shqipëri çeljen zyrtare të një investimi shumë të veçantë suedez në turizëm dhe shpresoj që kjo të vlerë në një Shqipëri turistike.

Kemi diskutuar dhe për një hap të ri në bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar gjë që po e bëjmë me sukses me disa vende, ku kemi kaluar me ndërveprim në terren të policisë shqiptare në shtet përkatëse dhe ata të ne për të ndërvepruar më mirë në këtë luftë.

Në këtë aspekt, duke dëgjuar me shumë vëmendje kolegen për situatën në Suedi ku ka një periudhë të vështirë me krimin e organizuar dhe për sa na takon kemi mundësi që të japim një ndihmesë dhe të përfitojmë nga kjo eksperience, të gatshëm të çojmë oficerët tanë dhe të mirëpresim oficerët e tyre këtu”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular