BallinaOP EDDhe listat u hapën… (të gjitha gënjeshtrat e dy mandateve të Ramës)

Dhe listat u hapën… (të gjitha gënjeshtrat e dy mandateve të Ramës)

Pas ndryshimeve të fundit për Kodin Zgjedhor, socialistët po dalin dritare më dritare për të thënë seriozisht dhe me bindje se e realizuan vullnetin mbarë popullor për hapjen 100% të listave. Në këtë pikë është e kotë t’i hysh debatit, sa absurd po aq edhe qesharak, se si mund të mbeten jashtë parlamentit kandidatë që janë përzgjedhur me mbi 10 mijë vota nga njerëzit, ndërkohë që do të bëhen deputetë të perferuarit e kryetarëve qoftë edhe me zero vota personale.

Për të kuptuar realisht se çfarë ka ndodhur, është më i dobishëm një rivizitim i shkurtër i atyre që kemi dëgjuar këto tetë vite.

Pretendimi se listat janë hapur është po aq i vërtetë sa ai se Saimir Tahiri ishte ministri më i suksesshëm në luftën kundër kanabisit.

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se avionët që importonin drogë fluturonin mbi Shqipëri për të spërkatur mushkonjat.

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se janë krijuar 300 mijë vende të reja pune.

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai do të ulej borxhi publik i krijuar nga qeverisja e PD-së, që po u vidhte fëmijëve të ardhmen.

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se rilindja do t’i ndërpriste koncesionet e Berishës, si ai i kontrollit të automjeteve dhe markimit të karburanteve.

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se operancioni “Fundi i marrëzisë” do t’i mbyllte kazinotë dhe lojrat e fatit.

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se kush voton një ligj për futjen e plehrave është një shërbëtor i mafias.

Rama kundër Ramës/ Pse e ktheu kryeministri importin e plehrave në Shqipëri

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se do të kishte moratorium dhe zero ndërtime në Tiranë.

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa përbetimi që Rama nuk e dinte se Roshi, Ndoka, Prenga, Frroku, Kajmaku e Pjetri ishin me precedentë penalë.

Andi Bushati: Edi, Elvisi dhe fabula e piktorit që fsheh kriminelin

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se përdhunuesi i vërtetë i Xhiselës ishte Sali Berisha që i nxorri emrin në publik.

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se me tërmetin e parë të fortë, godina e ndjerë e Teatrit Kombëtar do të shembej.

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa pohimi se një laborator ndërkombëtar i kishte thënë Ramës se përgjimi i vëllait të Fatmir Xhafajt ishte fallco.

Përgjimi i Babales/ Si po çmontohen alibitë e çiftit Rama – Xhafaj

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se tashmë kemi një datë për fillimin e negociatave.

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se paratë e tenderit të Unazës së re nuk do të përfundonin në parajsa fiskale.

Video/ Gënjeshtrat e çiftit Rama – Veliaj për Unazën e re

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ajo videoja me policinë spanjole që rrihte qytetarët që thyenin karantinën.

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se në qershorin e shkuar do të kishim një plan kombëtar për zbutjen e efekteve të pandemisë.

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se do të kishte një paketë të tretë ndihme për ata që mbetën pa punë nga kriza e Covid 19.

Gënjeshtra me video/ Rama jo vetëm s’jep paketë të tretë ndihme, por e mohon edhe që e ka premtuar

Pretendimi se listat janë hapur, është po aq i vërtetë sa ai se aeroportet e Vlorës dhe Kukësit tashmë do të qenë në punë.

E pra pas gjithë këtyre, mund të jeni të qetë se do të votoni me lista të hapura dhe se vota juaj do të numërohet në 25 prill.  ©Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular