Një hajdut ka hyrë brenda shtëpisë së Cristiano Ronaldo-s në Madeira dhe i ka vjedhur disa sende personale.
Sipas gazetës së ishullit, alarmin për vjedhje e ka ngritur një i afërm i futbollistit të famshëm, sepse të mërkurën në mbremje Cristiano u paraqit në një ndeshje kundër Spanjës dhe nuk ndodhej në shtëpi.
Një bluzë Juventuesi e nënshkruar, që kushton rreth 180 paund, ka qenë një nga objektet e vjedhura nga hajduti.
Policia ka arritur ta identifikojë hajdutin përmes kamerave dhe janë shprehur se ai nuk është një emër i panjohur për ta. Megjithatë deri më tani askush nuk ka rënë në pranga për vjedhjen.
Cristiano ende nuk ka reaguar për vjedhjen e shtëpisë.