BallinaAktualitetFOTO/Shkuan me pushime në Itali, vajzave britanike u ndodh e papritura: Po...

FOTO/Shkuan me pushime në Itali, vajzave britanike u ndodh e papritura: Po luftojmë…

Katër vajza britanike janë mbajtur në izolim në një hotel italian, pasi rezultuan pozitive me koronavirus. Adoleshentet kishin qenë me pushime në Siçili para se të dilnin pozitive në shtator, e që do qëndrojmë në karantinë për një muaj.

Rachel Goldsmith, Lily Griffin, LilyRose Wallace, 18 vjeçe dhe Millie Acers, 19, janë vendosur në dhoma të veçanta në hotel, i cili është rrethuar nga policia dhe ushtria e armatosur.

Shkuan me pushime në Itali, vajzave britanike u ndodh e papritura: Po

Adoleshentet, të cilat janë shkolluar në një shkollë për vajzar “James Allen” në Dulwich, në jug të Londrës, ku paguanin 18 mijë paund në vit, tani po humbin fillimin e kurseve universitare, provimet dhe punën e tyre.

Sipas ligjeve italiane të shëndetit, vajzat duhet që të dalin negativ për Covid-19 dy herë, në mënyrë që të lihen të lira.

Shkuan me pushime në Itali, vajzave britanike u ndodh e papritura: Po

Millie ishte në gjendje të largohej të dielën pas dy rezultateve negative, por Rachel, Lily dhe LilyRose dolën pozitive për herë të tretë këtë javë.

Rachel, e cila po aplikon për të studiuar histori dhe politikë në universitet vitin e ardhshëm, tha: “Ka qenë vërtet sfiduese mendërisht, të jesh krejtësisht e vetme”. “Kontakti i vetëm që kemi është me njerëzit që vijnë e na kontrollojnë,  ata nuk mund të flasin anglisht, kështu që ndihem e izoluar”, ka shtuar ajo.

Shkuan me pushime në Itali, vajzave britanike u ndodh e papritura: Po

LilyRose, e cila po punon në një kafene dhe shpreson të aplikojë në shkollën e dramës, shtoi: “Ndihem e frikësuar. Të gjithë jemi duke luftuar tani sepse ka kaluar shumë kohë. Kushtet nuk janë të shkëlqyera, por ajo që është vërtet e keqe është komunikimi – duke mos ditur kur do të largohemi, çfarë po ndodh dhe kur do dalin negativ testet tona”.

Shkuan me pushime në Itali, vajzave britanike u ndodh e papritura: Po

Shkuan me pushime në Itali, vajzave britanike u ndodh e papritura: Po

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular