BallinaSportVidhet shtëpia e Cristiano Ronaldo-s, hajduti merr gjërat më me vlerë të...

Vidhet shtëpia e Cristiano Ronaldo-s, hajduti merr gjërat më me vlerë të futbollistit

Një hajdut ka hyrë brenda shtëpisë së Cristiano Ronaldo-s në Madeira dhe i ka vjedhur disa sende personale.

Sipas gazetës së ishullit, alarmin për vjedhje e ka ngritur një i afërm i futbollistit të famshëm, sepse të mërkurën në mbremje Cristiano u paraqit në një ndeshje kundër Spanjës dhe nuk ndodhej në shtëpi.

Një bluzë Juventuesi e nënshkruar, që kushton rreth 180 paund, ka qenë një nga objektet e vjedhura nga hajduti.

Policia ka arritur ta identifikojë hajdutin përmes kamerave dhe janë shprehur se ai nuk është një emër i panjohur për ta. Megjithatë deri më tani askush nuk ka rënë në pranga për vjedhjen.

Cristiano ende nuk  ka reaguar për vjedhjen e shtëpisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular