BallinaKronikePrangoset hakeri 45 vjeçar, ndërhynte në celularët e qytetarëve dhe iu vidhte...

Prangoset hakeri 45 vjeçar, ndërhynte në celularët e qytetarëve dhe iu vidhte të dhënat (Si dërgonte mesazhe dhe merrte kodet)

Një 45 vjeçar me inicialet B.P është prangosur nga Policia Krimianle në Tiranë, pasi nëpërmjet aplikacioneve të caktuara ndërhynte në celularët e qytetarëve dhe iu vidhte të dhënat. Policia nuk jep detaje nëse ky shtetas vepronte në kryeqytet apo qytete të tjera të vendit.

Sipas njoftimit, dje nga “Njësia C – Hetimi i krimeve kibernetike“ në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u realizua operacioni policor i koduar “Hija”, dhe si rezultat u prangos hakeri me inicialet B.P.

Materiali hetimor i administruar nga “Njësia e hetimit të krimeve kibernetike“ kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se ky shtetas, nëpërmjet veprimeve të ndryshme, kryente komunikime nëpërmjet një aplikacioni mesazhimi në rrjet, të cilin e përdorte duke e lidhur me numrat e telefonave celular të shtetasve të tjerë.

Pas këtij veprimi, ky shtetas siguronte kodin e verifikimit të aplikacionit në forma të ndryshme nga këta shtetas, duke vënë në funksionim aplikacionin në aparatet e tij kompjuterike. Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 4 telefona celularë, një USB, 3 dokumente udhëtimi, 10 karta sim dhe dokumente të tjera të ndryshme.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal dhe personat që mund të jenë të lidhur me këtë shtetas. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Pas një hetimi të shpejtë duke vlerësuar maksimalisht situatën kriminale të krijuar dhe në kuadër të parandalimit të përshkallëzimit të situatës kriminale për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në sistemet kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, si dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, u bë arrestimi i 45 vjeçarit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular