BallinaKronikeVIDEO/ Pamje tronditëse, ja si u qëllua me 11 plumba avokati shqiptar...

VIDEO/ Pamje tronditëse, ja si u qëllua me 11 plumba avokati shqiptar pranë banesës

Emisioni “Me zemër të hapur” në News24 ka sjellë sot pamjet e atentatit ndaj avokatit Gazmend Halilaj,  ndodhur më 14 prill para shtëpisë së tij në Drenas të Kosovës.

Halilaj u qëllua me 11 plumba por shpëtoi me lëndime të lehta, edhe pse agresioni në pamjet filmike duket i frikshëm.

Halilaj njihet në Kosovë për zbulimin e dy skandaleve nga ana e tij që e vendosën në shënjestër të autorëve.

Avokati u citua si hero i Drenasit, pasi ishte një nga personat që zbardhi rastin tragjik të 16-vjeçares nga Drenasi e abuzuar seksualisht nga profesori i shkollës dhe hetuesi i rastit e cila u detyrua të abortonte në muajin e katërt të shtatzënisë nga një mjek i cili u pagua nga abuzuesit.

Por jo pak bujë bëri edhe rasti i zbulimit të vjedhjes së 1.4 milionë markave, para të destinuara për luftëtarët në luftë në vitin 1999. Pikërisht për zbardhjen e këtij rasti Gazmend Halilaj u kërcënua me jetë, makina e tij u përplas nga një makinë tjetër në afërsi të banesës e ndërsa 11-plumba u derdhën mbi të.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular