BallinaKryesoreBasha, thirrje SPAK: Justifikoni ekzistencën! Ku i ka çuar mafia qeveritare paratë...

Basha, thirrje SPAK: Justifikoni ekzistencën! Ku i ka çuar mafia qeveritare paratë e inceneratorëve?!

Kryetari I PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje, SPAK-ut të hetojë me urgjencë se ku kanë shkuar milionat që qeveria ka derdhur për inceneratorët, kur edhe zyrtarisht prej vetë asaj deklarohet se vetëm një pjesë e vogël është investuar në to.

“Rama, Ahmetaj, Veliaj, Klodian Mërtiri me shokë, sot vazhdon të marrë miliona euro, që duhet të shkonin për të papunët e bizneset e vogla, ka shtrirë tentakulat, jo vetëm në shtet, por edhe pronarë të mediave.”

“Nuk është kurrë vonë për t’u penduar dhe refuzuar këtë mëkat, këtë haram. Ato para mund të shmangnin këtë katastrofë, tavolinat bosh të fëmijëve që shkojnë me barkun bosh për të fjetur e çohen me barkun bosh për të shkuar në shkollë.

Refuzojini paratë e mafies dhe denonconi aferën më të madhe kriminale në 30 vite: 400 milionë euro të shqiptarëve!

Nuk është kurrë vonë për t’u penduar dhe refuzuar këtë mëkat, këtë haram! Paratë e shqiptarëvë në kohë pandemie shkuan në xhepat e mafies së plehrave të Edi Ramës, Arben Ahmetajt, Erion Veliajt me shokë.

Vetë Ministria e Financave në një raport të publikuar dhe të marrë nga një media e shkruar, që ka pasur guximin ta publikojë, tregon qartë se vetëm një përqindje e vogël e parave që kanë marrë nga taksat, është raportuar si e investuar nga kjo mafie. E kuptoni çfarë po ndodh apo jo?!

Vendet e tjera kanë shkuar deri në ndalimin e investimeve publike, që paratë t’i çojnë tek shëndetësia….Këta në mes të pandemisë vazhdojnë të vjedhin haptazi.

Edhe KLSH ka konstatuar thotë: nga 75 milionë euro që u janë paguar deri tani, inceneratorit të Fierit, Tiranës, Elbasanit, vetëm një pjesë e vogël raportohet edhe zyrtarisht, se është investuar! Ku kanë shkuar të tjerat?!

Kjo është një pyetje për strukturën e posaçme antikorrupsion SPAK dhe sot jo për herë të parë as të dytë po i drejtohem përsëri Strukturës së posaçme antikorrupion: Justifikoni ekzistencën tuaj!

Keni marrë miliona, sot është momenti të çoheni e të mbroni bukën e gojës së fëmijëve shqiptarë e të mos fshiheni!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular