BallinaPolitikePR starton fushatën, Mediu në njësinë numër 1: Me të rinjtë suksesi...

PR starton fushatën, Mediu në njësinë numër 1: Me të rinjtë suksesi i republikanëve është i garantuar

Partia Republikane mblodhi strukturat e njësisë administrative numër 1. Kryetari i PR Zoti Fatmir Mediu, thkesoi që “Gjallërimi i strukturave të Partisë Republikane në këtë njësi me antëarë të rinj, nëpër bërje dhe moshë, tregon qartë që Partia Republikane e ka të garantuar suksesin e saj në qarkun e Tiranës”.

E djathta duhet të perfshi në angazhimet e saj politike, parlamentare dhe qeverisëse,të gjithë vlerat e saj historike dhe në mënyrë të veçantë atë kontigjent të rinjsh dhe të rejash të cilët kanë mbaruar në Universitet e Shqipërisë, në Amerikë dhe Europë, të cilët së bashku me Profesorët e tyre,  janë një asset i çmuar kombëtar.

Ne jemi krenar që kemi mes nesh shumë të tillë.

E djathta duhet të jetë gjithmonë krenare me historinë e vet, dhe nuk mund të krahasohet me të majtën për atë që ajo ka realizuar për, Kombin, Shqipërine dhe shqiptarët në keto 30 vite. Duke filluar me liberlaizimin e vizave me BE, antarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërtimin e një infrastrukture moderne në ndrejtimin e Sali Berishës. Sot e djathta ka një përgjegjësi të madhe sot, jo thjeshtë për të largua rregjimin e korruptuar të Rilindjes së EdiRamës, por për ta kthyer Shqipërinë drejt rrugës Europiane dhe të garantojë mundësinë e antarësimit në BE gjatë mandatit të saj qeverisës mbas 25 Prillit. Në mandatin e saj qeverisës, të garantojë një zhvillim ekonomik të qendrueshëm dhe punësim të shqiptarëve për të ndaluar largimin masiv të pjesës më active të shoqërisë, duke shmangur kështu një problem të madh politik, ekonomik dhe social.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular