Pas dorëheqjes së Presidentit të Kirgistanit, Soronbay Zeenbekov, ka reaguar kreu i Shtetit, Ilir Meta.
Përmes një shënimi në facebook, Presidenti Meta shprehet se populli i Kirgistanit i tregoi mbarë botës se si rrëzohen regjimet që janë të bazuara në shtypjen, manipulimin dhe poshtërimin e qytetarëve.
Po ashtu Kreu i Shtetit theksoi se autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale duhet të vihen para përgjegjësisë.
Postimi i plotë:
Përshëndes dorëheqjen e Presidentit të Kirgistanit pas manipulimit të zgjedhjeve të fundit, që nuk u pranuan nga populli i revoltuar me shumë të drejtë.
Populli trim i Kirgistanit i tregoi mbarë botës demokratike si rrëzohen regjimet që bazohen mbi shtypjen, manipulimin, oligarkinë dhe poshtërimin e qytetarëve.
Autorët e krimeve zgjedhore dhe dhunës kriminale të vihen para përgjegjësisë!