BallinaKronikeElbasan/ “BMV” përplas këmbësoren në autostradë, ndërron jetë në vend. DETAJE

Elbasan/ “BMV” përplas këmbësoren në autostradë, ndërron jetë në vend. DETAJE

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një këmbësoreje 64-vjeçare është regjistruar në aksin Elbasan-Peqin.

Referuar njoftimit paraprak të policisë bëhet e ditur se këmbësorja me iniciale Xh.B., 64 vjeçe është aksidentuar nga makina tip “BMV” me drejtues shtetasin E.S., 43 vjeç, banues në Durrës.

Ku i fundit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa policia po vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim,Peqin, shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd, dhe për pasojë ka ndēruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular