BallinaUncategorizedFOTO/Ky është autori i vrasjes së biznesmenit në Himarë, nga plumbat u...

FOTO/Ky është autori i vrasjes së biznesmenit në Himarë, nga plumbat u plagos edhe…

Personi që shihni në foton më poshtë është Kliti Leka, 53 vjeçari banues në Tiranë i cili akuzohet si autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Niko Goro.

Ai u kap në vendin e quajtur “Livadhet”, pak minuta pas krimit.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori, si dhe një pistoletë e cila u gjet në mjetin me të cilin lëvizte.

Ekzekutimi i biznesmenit/ Policia jep detaje, pika kontrolli nga Himara në Vlorë, e plagosur mbeti…

Policia ka reaguar zyrtarisht për ekzekutimin me armë zjarri të biznesmenit Niko Goro, mëngjesin e sotëm në Himarë.

Blutë bëjnë më dije se ka qenë një person që ende nuk është identifikuar i cili ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur dhe motrën e biznesmenit, 57-vjeçaren E.Q.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Himarë/Informacion paraprak.

Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i pa identifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi Niko Goro, 51 vjeç. Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular