BallinaKronikeHimarë, ja vendi ku u ekzekutua biznesmeni Goro, Policia ngre pika kontrolli...

Himarë, ja vendi ku u ekzekutua biznesmeni Goro, Policia ngre pika kontrolli në akset rrugore

Policia në Himarë ka ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë-Borsh dhe Himarë-Vlorë për kapjen e vrasësve të biznesmenit Niko Goro, paraditen e sotme.

Këto janë pamjet e vendit ku ai u ekzekutua me gjakftohtësi nga një person, që derdhi drejt tij 5 plumba dhe u largua me shpejtësi me një Volkswagen, ç’ka e bën Policinë të mendojë se ak qënë edhe dikush tjetër në makinë që ka ndihmuar në atentat.

Policia e Shtetit dha këtë informacion paraprakisht:

“Më datë 17.10.2020, rreth orës 08.55 minuta në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, nga një person ende i paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi N.G, 51 vjeç.

Si pasojë është plagosur lehtë në këmbë edhe shtetasja E. Q., 57 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Himarë – Borsh e Himarë – Vlorë.

Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Vlorë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular