BallinaAktualitetDepartamenti Amerikan i Shtetit vlerëson me çmimin ‘Fytyra të Shkëmbimit’ gazetarin Lutfi...

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson me çmimin ‘Fytyra të Shkëmbimit’ gazetarin Lutfi Dervishi

spot_img

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar me çmimin “Fytyra të shkëmbimit” të Programit të Vizitorit Ndërkombëtar Udhëheqës gazetarin Lutfi Dervishi, autor i emisionit “Përballë” në RTSH.

Ky çmim gazetarit Dervishi iu dorëzua nga Ndihmës sekretarja e Shtetit, Marie Royce dhe ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, në prani të një grupi të veçantë pjesëmarrësish të programit Ndërkombëtar të Lidershipit.

Ndarja e çmimeve bëhet në 80 vjetorin e këtij program të Departamentit të Shtetit, që ka pasur 225 mijë pjesëmarrës nga e gjithë bota.

Nisma #FytyrateShkëmbimit thekson 80 vitet e programit duke u ndalur tek 80 ish pjesmarrës të suksesshëm, jetët dhe punën e tyre dhe ndikimin që programi i shkëmbimit ka patur në komunitetet nëpër botë.

Shqipëria u përfaqësua nga Lutfi Dervishi, një nga ekspertët kryesorë të medias në Shqipëri dhe një nga “Fytyra të shkëmbimit” të programit të Lidershipit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular