Një aksident ka ndodhur në aksin Skrapar- Prishtë teksa automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash.

Mjeti po kalonte në një urë teksa është aksidentuar duke rënë nga ura direkt dhe në lumë.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton arsyet e aksidentit, ndërsa paraprakisht mësohet se shkak ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.