BallinaAktualitetFaza e tretë e zgjedhjeve në PD/ Anëtarja e Komisionit: Do të...

Faza e tretë e zgjedhjeve në PD/ Anëtarja e Komisionit: Do të merren parasysh edhe votat kontestuese, kritere të tjera janë …

Vota kontestuese e anëtarësisë së Partisë Demokratike do të luajë rol edhe në fazën e tretë ku që prej ditës së enjte Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve ka nisur punën.

Në një intervistë për gazetën Panorama, anëtarja e Komisionit në Partinë Demokratike, Enriketa Papa, u shpreh se në fazën e tretë të filtrimit ndër kriteret që do të merren parasysh nga grupi prej 5 anëtarë do të jetë edhe numri i votave kontestuese që kanë marrë kandidatët.

Ndërsa kritere të tjera do të jenë: “Kriteret finale, do të jenë pak a shumë ato që tashmë dihen, eksperienca në jetën politike dhe partiake, pastërtia e figurës, integriteti profesional dhe politik, si dhe një vlerësim i kuotave të kontestimit nga anëtarësia e PDsë”, u shpreh znj. Papa.

Nga procesi i votimi të kandidatëve nga anëtarësia e PDsë u konfirmuan 498 kandidatë dhe u skualifikuan 17 gjithsej në të gjithë Shqipërinë. Znj. Papa gjatë intervistës u shpreh se në përfundim të filtrimit në fazën e tretë, kryesisë së PD-së do t’i shkojnë pak më shumë se gjysma e atyre që u kualifikuan.

“Procesi përfundimtar është ende në vijim e sipër, dhe nuk mund të flas për një shifër konkrete. Por mendoj diku te 280 përfaqësues”, vijoi znj. Papa. Faza e tretë që përfshin edhe fazën e fundit të punës së Komisionit të Vlerësimit përfundon gjatë kësaj jave dhe më pas lista i dërgohet bashkëngjitur me një raport për çdo kandidat kryesisë së Partisë Demokratike.

enriketa papa

Znj. Papa, javën qe shkoi përfundoi votimi i kandidatëve nga anëtarësia e PD. A keni ju një numër ekzakt se sa kandidatë u konfirmuan?

Po. Nga anëtarësia u konfirmuan 498 kandidatë përfaqësues politik të PD-së.

Pas fazës se votimit nga anëtarësia, lista e konfirmuar erdhi sërish te komisioni. A do të ketë një tjetër filtrim nga komisioni? Cilat janë kriteret që do të vlerësoni te kandidatët?

Po, do të ketë dhe një filtrim përfundimtar nga KVK, të cilin ne e filluam të enjten. Kriteret finale, do të jenë pak a shumë ato që tashmë dihen, eksperienca në jetën politike dhe partiake, pastërtia e figurës, integriteti profesional dhe politik, si dhe një vlerësim i kuotave të kontestimit nga anëtarësia e PD-së.

Kur përfundon kjo fazë e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve? Pra, kur ia dërgoni ju listën e kandidatëve kryesisë?

Besoj se javën tjetër ne e mbyllim vlerësimin tonë final dhe më pas do ia përcjellim vendimet tona kryesisë së PD-së për të vijuar më tej me procedurat e saj në hartimin e listës që do ta konfirmojë dhe çojë për votim në Këshillin Kombëtar.

Sa pritet që të jetë numri i kandidatëve që i kalon kryesisë në fund të procesit?

Ende procesi përfundimtar është në vijim e sipër dhe nuk mund të flas për një shifër konkrete. Por, mendoj diku te 280 përfaqësues.

Po për kandidatët që kanë mbajtur më herët mandatin e deputetit dhe për kandidatët që janë anëtarë të kryesisë së PD-së, a do të ndiqet e njëjta metodologji vlerësimi?

Po, e njëjta metodologji e vlerësimit do të ndiqet.

Kandidatët e skualifikuar nga procesi i votimit a ka gjasa që të kualifikohen për më pas nga komisioni?

Jo, pasi anëtarësia e PD-së e ka kryer vlerësimin për ta dhe nuk mund ta kapërcejmë këtë vendimmarrje të tyren për t’i rifutur ata përfaqësues në listën që ne do t’i përcjellim kryesisë.

Procesi drejt fundit, 5-shja e Komisionit bën vlerësimet e fundit

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputet dhe kryetar bashkie në Partinë Demokratike po shkon drejt fundit. Që nga dita e enjte, 5 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit në PD kanë nisur punën për fazën e tretë të vlerësimit.

Në këtë fazë, kandidatët përfshirë edhe ata të cilët kanë mbajtur më herët një mandat deputeti, apo edhe ata të cilët janë pjesë e kryesisë së PD-së do t’i nënshtrohen verifikimit të pastërtisë së figurës, rolit në jetën politike dhe partiake, ndikimit në bazë etj. Në përfundim të kësaj fazë që pritet të mbyllet gjatë javës, emrat do t’i shkojnë kryesisë së PD-së.

Komisioni me 5 anëtarë do të përgatisë një raport përkatës për të gjithë kandidatët që do të kalojnë fazën e tretë të filtrimit. Kandidatët që do të përzgjidhen nga kjo fazë do të përbëjnë 80% të listës së kandidatëve të PD-së për zgjedhjet e ardhshme, pasi sipas udhëzimit të nxjerrë më 25 qershor 20% e emrave që do të jenë në listën përfundimtare të PD-së do të përzgjidhen nga kryesia e Partisë Demokratike që do të jenë kryesisht, intelektualë nga fusha të ndryshme dhe jo detyrimisht të angazhuar më herët në politikë.

Flutura Açka ishte kandiduar nga anëtarësia në fillim të procesit, por që nuk u pa më tej në listë për t’u ballafaquar nga anëtarësia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular