BallinaAktualitetHistoriani: Ministri i jashtëm grek, Dendia, është nga Ilias i Himarës, ka...

Historiani: Ministri i jashtëm grek, Dendia, është nga Ilias i Himarës, ka ndërgjegje antishqiptare

Historiani dhe studiuesi Arben Llalla ka shkruar se ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias që vjen nesër në Tiranë me ADN është shqiptar.

Por shton se Dendia vjen për kërcënime dhe shantazhe ashtu siç kanë ardhur me dhjetra kryeministra, ministra e deputetë grekë që ADN e kanë shqiptare por ndërgjegjien antishqiptare.

“Nikos e ka mbiemrin e vërtetë DEDE, është është me origjinë nga fshati Ilias që ndodhet midis Vunoit dhe Himarës,” thotë Llalla.

Statusi i plotë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias që vjen nesër në Tiranë (me ADN është shqiptar ndërsa ndërgjegjien e ka greke dhe është antishqiptar). Ai vjen për kërcënime dhe shantazhe ashtu siç kanë ardhur me dhjetra kryeministra, ministra e deputetë grekë që ADN e kanë shqiptare por ndërgjegjien antishqiptare.

Nikos e ka mbiemrin e vërtetë DEDE, është është me origjinë nga fshati Ilias që ndodhet midis Vunoit dhe Himarës. Rrënja e herëshme e fisit DEDE është nga veriu i Shqipërisë. Babai i Nikos quhej Spiro dhe në zyrën e tij si kryetar i Dhomës së Tregëtisë së ishullit të Korfuzit gjithnjë mbante portretin e Skënderbeut, Heroit Kombëtar të Shqiptarëve.

Diku nga vitit 1994 gazetari Nebil Çika është takuar me Spiro Dede-Dende-Dhendhe dhe kanë biseduar në gjuhën shqipe, gjuhën e zemrën dhe të shpirtit të të gjithë qytetarëve grekë që janë me origjinë shqiptare, por që racizmi shtetëror i Greqisë ndër vite ka bërë që këta grekë të quajtur herë arvanitas e herë allvani të humbin krenarinë e tyre kombëtare e luftarake. Sa herë që Greqia dëshiron ti marë Shqipërisë ndonjë copë truall apo pasuri natyrore, ajo dërgon misionarët e saj me origjinë shqiptare, që shqiptarët ti kapin emocionet e herëshme të vllezërve arvanitas.

Kështu, më 1925 kur kishim problemet e popullsisë shqiptare myslimane Greqia dërgojë si misionarë Kondulin, ndërsa në vitin 1984 dërgojë Papulian, më 1994 dërguan Aristidh Kolën dhe Karolos Papulian kur marrëdhëniet ishin tepër të acaruara pasi grekët vranë 2 oficerë shqiptar në Peshkëpi. Këtë herë po dërgojnë Deden Nikos për të grabitur 12 milie detin Jon. Hapsi sytë shqipo se greku grekë mbetet, antishqiptarët më të mëdhenjë janë grekët, më të këqinjë janë shqiptarët e asimiluar, vasalët.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular