BallinaAktualitetGreva e naftëtarëve të Ballshit/ Rama i prerë: Pa u ndalur, s’do...

Greva e naftëtarëve të Ballshit/ Rama i prerë: Pa u ndalur, s’do nisë asnjë bashkëbisedim

Kryeministri Edi Rama, i ka bërë me dije naftëtarëve të Ballshit se nuk do të ketë asnjë bashkëbisedim pa u ndalur greva.

Me një shënim në Twitter, ai thotë se “Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar”.

“Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”, thotë Rama i prerë.

“Keqardhje për refuzimin për të ndërprerë grevën në Ballsh,sepse pa u ndalur greva nuk do të nisë dot asnjë bashkëbisedim!Ideja se duke u futur në grevë mund t’i faturosh qeverisë kusuret e një kompanie private është shumë e gabuar. Me t’u ndalur greva ulemi bisedojmë vëllazërisht”, thotë Rama.

Prej javësh tashmë, naftëtarët në Ballsh janë në grevë, ndërsa kërkojnë t’i likuidohen rrogat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular